Gjatë muajit prill të këtij viti, debatet mes deputetit Spartak Braho e drejtorit të Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa bënë xhiron e mediave.
Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit ngriti padi për “shpifje” dhe “fyerje” ndaj Brahos, por këtë të martë, Gjykata vendosi ta pushojë atë.
Vendimi për ta pushuar padinë ka ardhur për arsye proceduriale. Padia ka qenë nënshkruar vetëm nga avokati dhe jo nga vetë Tufa. Në kushtet kur avokati nuk ka prokurë specifike për ta përfaqësuar si viktimë akuzuese është pushuar padia.
Në prill, Tufa u shpreh se nuk ishte përballur vetëm me shpifje, por edhe kërcënime. Ai i pati kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që t’i tërhiqte vëmendjen deputetit Braho për akuzat që ky i fundit kishte hedhur në emër të Tufës, në sallën e Kuvendit.
Tufa më pas ka kërkuar azil politik në Zvicër.