Kryesore Debati për teatrin, Soreca: Çështje delikate, por edhe e politizuar

Debati për teatrin, Soreca: Çështje delikate, por edhe e politizuar

Ambasadori i delegacionit evropian në shqipëri, Luigi soreca, deklaroi këtë të hënë se çështja e teatrit kombëtar është shumë delikate dhe e politizuar. Gjatë një konference, Soreca tha se nuk i takon ambasadës të vendosë nëse duhet të bëhet një ndërtesë e re apo jo pasi kjo është diçka që u përket autoriteteve shqiptare.

Soreca theksoi se BE i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit publik.

“Seriozisht dëshiroj të them se kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe është pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare në të cilën janë përfshirë shumë ndjesi, ndjenja dhe interesa. Për këtë arsye kjo është një çështje delikate, por edhe e politizuar. Nuk duhet të jemi ne ata që duhet të themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose rinovim të së vjetrës këtë detyrë e kanë autoritetet shqiptare. Ashtu siç e dini dhe ju pozicioni jonë për këtë çështje ka qenë mjaft i qartë që nga muaji shtator i vitit të shkuar. BE i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ata të jenë gjithnjë në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurohen që të kenë qasje jodiskriminuese në treg. Ky parim duhet të udhëheqë autoritet shqiptare dhe me ato që kemi kuptuar ne është lëshuar tender i ri për zhvillimin e mëtejshëm. Është e rëndësishme që të ketë kritere të qarta dhe transparente për aplikuesit, pra atij që do jetë i suksesshëm për këtë projekt dhe që të ketë një qasje të drejtë dhe të transparente për këtë çështje”, tha Soreca.