Një punonjës i Policisë Rrugore në Pogradec është përjashtuar nga policia me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Shkak është bërë tejkalimi i kompetencave të tij ndaj drejtuesit të një automjeti, të cilin e kishte ndaluar për përdorim celulari dhe mosvendosje të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit.
Por mes punonjësit të rrugores A.S. dhe shoferit N.H. ka patur debate. Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, polici i rrugores ishte filmuar duke debatuar dhe goditur shoferin. Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 15:00 në lagjen Nr.3 në Pogradec. Për këtë punonjës policie ka nisur edhe hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Gjithashtu, Rrumbullaku ka vendosur transferimi në një strukturë tjetër policore, për policin tjetër të rrugores, L. H., i cili nuk ka ndërhyrë për të parandaluar veprimin e paligjshëm të kolegut të tij.