Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Siberi, ndërsa peizazhet piktoreske të këtij rajoni kanë marrë tjetër pamje për shkak të ajrit të ndotur, ku bora ka marrë ngjyrë të zezë.
Ndërsa dukuria mund të duket e bukur, është tregues i një industrie të minierave të qymyrit që ka shumë pak rregullsi, sipas protestuesve mjedisorë.
“Është më e vështirë për të gjetur dëborë të bardhë sesa dëborë të zezë gjatë dimrit”, tha Vladimir Slivyak, një anëtar i grupit mjedisor Ecodefense. “Ka shumë pluhur qymyri në ajër gjatë gjithë kohës. Kur bora bie, ajo vetëm bëhet më e dukshme.
Një sasi e caktuar e pluhurit të qymyrit është vazhdimisht e pranishme në ajër. Kur bie borë, pluhuri i zi bëhet i dukshëm. Fakti që pluhuri nuk mund të shihet gjatë pjesës tjetër të vitit nuk do të thotë se nuk ekziston”, thotë Slivjak.
Pluhuri i karbonit përmban një gamë metalesh të rënda të rrezikshme si arseniku dhe merkuri. Ndodhen pellgje të shumta të hapura të qymyrit në rajonin e Kuznetsk, epiqendra e industrisë së qymyrit të Rusisë dhe aktivistët pohojnë se ndotja prej tyre ndikon në shëndetin e vendasve dhe mirëqenien.
Jetëgjatësia është tre-katër vjet më e ulët për 2.6 milionë banorë të rajonit në krahasim me mesataren kombëtare, ndërsa nivelet e kancerit, meningjitit të TB dhe paralizës cerebrale të fëmijëve janë gjithashtu më të larta. Zëvendësguvernatori i rajonit të Kuznetsk, Andrei Panov, ka thënë se dëbora e zezë mund të ketë origjinë nga fabrikat e prodhimit të qymyrit, automjetet dhe bizneset e paspecifikuara.