Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet këtë të premte në lidhje me deklaratën që ka dhënë kreu i SPAK Altin Dumani, i cili tha se ai ndodhet nën hetim.
Në një konferencë me gazetarët, Meta tha me ironi tha se gjithë jetën ka qenë nën hetim duke shtuar se prokurorët janë prodhim i politikës.
Mes tjerash ai tha se ka mbrojtur gjithmonë Reformën në Drejtësi, ndërsa hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, për lidhjet që mund të ketë ai me SPAK.
Meta nënvizoi se nuk ka asnjë forcë që mund ta zhbëjë Partinë e Lirisë.
“E di që kam qenë gjithë jetën në hetim. E di që prokurorë që janë prodhimi i politikës, kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me Ilir Metën. Unë do jem gjithmonë përballë jush. Të jeni të sigurt që nuk ka asnjë forcë që mund të zhbëjë Partinë Lirisë. Ilir Meta ka mbrojtur gjithmonë Reformën në Drejtësi, mbrojte e cila u konfirmua në të gjitha rastet edhe nga vet Komisioni i Venecias. Lidhur me përpjekjet e Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policor anti-opozitë për të shkatërruar pluralizmin politik, nuk jemi aspak të surprizuar”, tha Meta.