Sport Vuan nga ‘ipomania’, legjenda e Argjentinës izolohet në një spital psikiatrik

Vuan nga ‘ipomania’, legjenda e Argjentinës izolohet në një spital psikiatrik

Legjenda e Argjentinës, Ezequiel Lavezzi është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët në jetën e tij.

Javët e fundit kanë qenë tepër të ngarkuara për ish-lojtarin e Napolit teksa argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas mediave, Lavezzi i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.

Ndërkohë, mediat sportive kanë zbuluar bisedën mes Lavezzit dhe një të afërmi të tij. Ky i fundit tregon për prestigjiozen franceze se Lavezzi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale.