Pavarësisht paralajmërim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve Milot Balldre dhe Orikum-Dukat, deputetët i votuan këto dy projekte si dhe projektligjet e tjera të kthyera nga presidenti i Republikës Ilir Meta.
Saktësisht, 8 dekretet në fjalë janë:
1- Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
2- Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
3- Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
4- Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
5- Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
6- Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
7- Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
8- Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit