Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të dekretuar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.
“Një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdojë deri në fund. Tashmë, duhet të mbështesim gjyqtarët që ata të japin drejtësi për të gjithë popullin shqiptar”, shkruan Kim.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi dekretimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Sokol Sadushaj, Ervin Pupe, Ilir Panda janë 3 gjyqtarët e rinj që vijnë nga radhët e juristëve.