Aktualitet Ushtria në terren, Shefi i Shtabit të FA: Postblloqe sa kohë të...

Ushtria në terren, Shefi i Shtabit të FA: Postblloqe sa kohë të jetë e nevojshme, do jemi dhe në qytete të tjera

Sikurse paralajmëroi më herët edhe kryeministri Edi Rama, ushtria dhe policia kanë nisur kontrollet në terren për monitorimin e zbatimit të masave parandaluese për koronavirusin.

Janë ngritur postblloqe në Vlorë e në Lezhë, ku po ndalohen mjetet me targa të huaja, për të intervistuar udhëtarët, në mënyrë që të kuptohet historiku i lëvizjes së tyre, nëse kanë kaluar apo jo nga vende që janë në zonën e kuqe.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura, Bardhyl Kollçaku tha se postblloqet do të shtrihen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe se do të vijojnë sa kohë të jetë e nevojshme, duke mos dhënë një datë të caktuar.

“Për të sensibilizuar qytetarët dhe për ti detyruara apo shoqëruar ata për t’u vetëkarantinuar. Udhëtarëve i merren të dhënat dhe ata që kanë udhëtuar dy javët e fundit, duhet të zbatojnë urdhrin të vetëkarantinohen, në të kundërt do të merren masa. Këto postblloqe do të vijojnë sa kohë të jetë e nevojshme nuk ka një datë të saktë. Shtrihen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të mirë koordinuar me të gjitha strukturat që janë në këmbë për t’i ardhur në ndihmë vendit në këtë situatë të vështirë”, tha Kollçaku.