Ka dalë pas 3 orësh nga komisariati i policisë së Durrësit Leonard Koka. Ai ishte marrë në komisarit nën akuzën, “kundërshtim të forcave policore”.
Detaje/ Shoqërohet në polici Nar Koka vëllai i ministrit Lefter Koka, zbulohet arsyeja
Nar Koka, vëllai i ministrit të LSI Lefter Koka është shoqëruar diten e sotme ne Policine e Durresit. “Panorama” ka mesuar se shoqerimi i tij eshte bere rreth ores 13:00 te dites se sotme.
Shkak për shoqërimin është bërë një sherr i djalit të tij me punonjësit e policisë. Ai është gjobitur nga policia rrugore për një kundravajtje në rrugë.
Leonard Koka është “kumbari” i marrëveshjes PS-LSI 1 prillin e 2013-ës që shërbeu edhe si pikënisje për rikthimin e të majtës në pushtet në zgjedhjet e 23 qershorit.