Dy vjet e gjysmë pas atentatit me armë zjarri në autostradë, prokurori Arhan Ndoja ka dalë para Vettingut.
Në procesi e nisur mëngjesin e kësaj të premteje është i pranishëm edhe vetë subjekti.
Trupa gjykuese do të verifikojë nëse Ndoja ka ose jo mangësi në të tre kriteret e vlerësimit.
Më herët, DISK ka konstatuar përshtatshmëri të figurës për prokurorin e Durrësit.
Sipas DISK, Arjan Ndoja dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penal gjatë detyrës së tij.
Në 2009 dhe 2010, dyshohet se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion.
KPK ka konstatuar se shtetasi A.L., është lidhje shoqërore e prokurorit dhe ka ndryshuar disa herë emrin për shkak të precedentëve.
Gjithashtu ONM ka deklaruar se prokurori ka qenë duke drekuar me këtë person përpara atentatit.
Por prokurori ka shpjeguar se e njihte atë, prej kohësh qe kur ka qenë avokat.
Në 1 nëntor 2019, Ndoja u përshi në një atentat në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.
Ai vetë mbeti i plagosur së bashku me një person tjetër, Aleksandër Laho, i cili njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi, i dyshuar si i përfshirë në krimin e organizuar.
Ndërsa shoferi i prokurorit, Andi Maloku ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra gjatë të shtënave.
Vetë Ndoja lidhur me këtë atentat, është shprehur se ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë.
Prokurori u targetua në fillim të tetorit 2019 nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.
Ndërkohë më herët, Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria.