Nga një numër 10 te një numër 10 tjetër. Roberto Baggio merr një urim disi të veçantë, sepse ai që ia bën është Alessandro Del Piero, pasardhësi i tij te Juventus, ai që mori në trashëgimi numrin 10.
“I dashur Roby, sot është një ditë e rëndësishme për ty, por më beso kur them se është e rëndësishme për ne që duam futbollin dhe për mua personalisht, që bëra një pjesë të rrugës në krahun tënd – shkruan Alessandro Del Piero në faqen e tij në “Facebook”, në ditën e 50-vjetorit të Baggio. –. I përkas një gjenerate, ashtu si ty edhe pse na ndajnë disa vite, nga ato që e dinë mirë se çfarë ëndrre është t’i mbash çantën më të mëdhenjve.”
Del Piero vazhdon: “Kur të njoha, në viti 1993, ti ishte më i madhi i të gjithëve dhe për mua nuk ishte problem që të mbaja çantë, por një kënaqësi, një ëndërr që realizohej. Unë erdha te të rinjtë e Juventus kur isha 18 vjeç nga Padova, ndërsa t’i ngrije në qiell trofeun e “Topit të Artë” dhe atë që Kupës UEFA në Torino. Roby kam mësuar shumë nga ty, kam luajtur me ty, kam fituar me ty. Ke qenë një shok i madh edhe kur rrugët tona u ndanë. Trashëgova fanellën tënde dhe ishte nder e përgjegjësi e madhe për mua. Sa herë jemi përballur në fushë si kundërshtarë jemi përqafuar me miqësi dhe respekt. Edhe sot, në ditën e 50-vjetorit të lindje, dua të të nis një përqafim. Gëzuar datëlindje, kampion!”