Aktualitet Historia e kanabisit, nga mitet tek efektet: Gjithçka që duhet të dini...

Historia e kanabisit, nga mitet tek efektet: Gjithçka që duhet të dini mbi drogën e famshme

Marijuana (spanjisht), cannabis (latinisht) apo hashash (shqip) është për momentin droga më e famshme në Shqipëri. Kanabisi është kthyer në çështjen numër një në vendin tonë, që diskutohet kudo, nga salla e Parlamentit e deri tek bisedat nëpër kafene.

Por pak e dinë historinë e kanabisit, një bimë që disa quajnë e mrekullueshme dhe ka një histori aq të gjatë po aq sa njerëzimi.

E vetmja bimë që mund të kultivohet që nga vendete skandinave e deri në Shqipëri, ka shumë veti kurative, rritet shpejt, kushton pak për t’u kultivuar dhe bën një vaj te cilësisë së lartë.

Ka furnizuar për mijëra vite qytetërimet më të lashta duke dhënë 80% të letrës, tekstile dhe lëndë djegëse. Ka frymëzuar shkrimtarë të mëdhenj dhe artistë.

Në përgjithësi ka sasi të konsiderueshme informacioni të gabuar mbi marijuanën.

Si fillim duhet të dimë se kanabis është një drogë që vjen nga bimët e kërpit indian, si p.sh. Cannabis sativa dhe Cannabis indica.

Kimikati kryesor aktiv në kanabis është THC (delta-9 tetrahydrocannabinol).

Kanabis është një drogë depresive. Drogat depresive nuk të bëjnë të ndihesh medoemos në depresion.

Ato ulin aktivitetin e sistemit nervor qendror dhe të mesazheve që shkojnë midis trurit dhe trupit. Kur merren doza të larta kanabisi mund të shkaktohen edhe efekte halucinogjene.

Kanabis njihet edhe si bar, tenxhere, hashash, prashitkë, gozhupa, lubrifikant, barishte, nxehma, Buda, bashkues, ngjitës, buqeta, kulmi, zdrugim, hidro, filli, tymi dhe pija.

Cila është pamja e kanabis?

Gjethet nga bima e kanabis janë në të gjelbër të hapur dhe kanë një formë të dallueshme me pesë ose shtatë fletë. Lulet në majë dhe gjethet e sipërme kanë një vaj tip rrëshire ngjitëse. Kanabis përdoret për efektet psikoaktive (ndryshim i sjelljes dhe të menduarit), efektet të THC dhe përbërësve të tjerë aktivë. THC është kimikati në kanabis që bën që të ndihesh “mirë”.

Ka tre forma kryesore të kanabis psikoaktive: marijuana, hashashi dhe vaji i hashashit.

Marijuana është forma më potente dhe e zakonshme e kanabis. Marijuana janë gjethet e thara dhe lulet e bimës.

Hashashi (“hash”) është rrëshira e tharë e kanabis, zakonisht në formën e copave të vogla. Përqendrimi i THC në hashash është më i lartë se te marijuana dhe jep efekte më të forta.

Vaji i hashashit është një likuid i trashë, në kafe të errët deri në të zezë që ekstraktohet nga kanabis. Vaji i hashashit është forma më e fortë e kanabis.

Si dhe përse përdoret?

Format e ndryshme të kanabis përdoren në mënyra të ndryshme:

Marijuana – pihet si cigare me dorë ose në pipë.

Hashashi – shtohet në duhan dhe pihet ose piqet dhe konsumohet së bashku me ushqime të tilla si p.sh. biskotat.

Vaji i hashashit – zakonisht përhapet në një letër cigareje dhe pastaj pihet.

Kanabis dhe hashashi mund të pihen edhe në vaporizator. Vaporizatori e ngroh kanabisin në temperatura në të cilat kanabis lëshon përbërësit e vet duke bërë edhe minimizimin e toksinave që shoqërohen me djegien.

THC në kanabis absorbohet në gjak nëpërmjet mureve të mushkërive (nëse pihet), ose nëpërmjet mureve të stomakut dhe intestinave (nëse hahet). Sistemi i qarkullimit të gjaku-t e çon THC në tru, duke prodhuar efektet e të ndjerit “mirë”. Drogat e marra nga sistemi i frymëmarrjes shkojnë më shpejt në gjak se sa drogat e marra nga ngrënia. Kjo do të thotë që efektet e kanabis kur pihet mund të shfaqen më shpejt se sa kur hahet.

Letra dhe tekstili

Disa lloje kanabis kanë pak efekte psikoaktive. Këto bimë përdoren për të prodhuar fibra kërpi për përdorim në prodhimin e veshjeve, tekstileve dhe letrës.

Disa nga pyetjet më të shpeshta për marijuanën: Përgjigjet

Më poshtë jepen disa nga mitet më të përfolura mbi marijuanën, të shoqëruara nga fakte reale. A po funksionon ndalimi i marijuanës? A çon përdorimi i përkohshëm në varësi ndaj drogave? Më poshtë mund të gjeni përgjigjet.

Ndalimi i përdorimit të marijuanës mbron efektivisht fëmijët

Fakt: Në 2011, përdorimi i marijuanës nga të rinjtë arriti numrin më të lartë në 30 vitet e fundit, ku përdorues është një në 15 nxënës të shkollave të mesme: sipas raportimeve ata përdorin marijuanë pothuajse çdo ditë, dhe për herë të parë, adoleshentët amerikanë raportuan se konsumonin marijuanë më shumë se cigare. Por: adoleshentët nuk konsumojnë më marijuanë në shtetet ku marijuana mjekësore është legale, ndryshe nga shtetet ku ajo nuk është legalizuar ende. Avokatët e legalizimit argumentojnë se mënyra më e mirë e reduktimit të përdorimit të marijuanës nga të rinjtë është legalizimi i saj.

Përdorimi i marijuanës shkakton kancer?

Fakt: Është e vërtetë se tymosja e marijuanës, ashtu si dhe tymosja e cigareve, ka përmbajtje kancerogjene. Por edhe përdoruesit më të mëdhenj të drogave, zakonisht konsumojnë shumë më pak drogë nga sa konsumojnë përdoruesit e cigareve; madje ndoshta jo aq mjaftueshëm sa për të shkaktuar kancer. Një studim i Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, doli në përfundimin se edhe përdorimi më i shpeshtë i marijuanës nuk çon me patjetër në kancer të mushkërive. “Ne hipotetizuam se do të kishte një korrelacion pozitiv ndërmjet përdorimit të marijuanës dhe kancerit të mushkërive, dhe se ky korrelacion do të rritej me rritjen e sasisë së përdorimit të saj”, është shprehur udhëheqësi i këtij studimi. “Ajo që ne zbuluam në të vërtetë ishte se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet tyre, madje mund të kishte disa sugjerime për disa efekte mbrojtëse”. Ky dhe studime të tjera sugjerojnë se drogat realisht mund të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve kancerogjene.

Përdorimi i marijuanës çon në krim dhe sjelle kriminale

Fakt: Niveli i përdorimit të drogave është më i lartë tek personat e dënuar se sa tek ata të padënuar, por kjo jo detyrimisht nënkupton se droga shkakton sjellje kriminale. Një tjetër faktor mund të lidhet me të dy këto rezultate – ose mund të jetë se rastësia ndjek një rrugë tjetër, dhe se janë kriminelët ata që janë më të predispozuar që të përdorin drogë. Korrelacioni nuk është shkaktar. Thjesht sepse është treguar një përqindje e lartë e të arrestuarve që përdorin marijuanë, nuk është fakt se marijuana ka shkaktuar krimet e tyre. Steve Fox, përgjegjës për politikat e marijuanës në Amerikë, është shprehur: “Ne mund të nxjerrim një studim ku tregohet se 98 % e personave që janë arrestuar për krime kanë konsumuar ujë 48 orë para kryerjes së këtyre krimeve”. Për më tepër, droga, ndryshe nga alkooli, nuk sjell me patjetër shfaqje të agresivitetit, ndaj dhe është më e vështirë ta lidhësh drogën me krimet e dhunshme.

Përdorimi i marijuanës çon në varësi?

Fakt: Ekziston mundësia që njerëzit që përdorin marijuanë të bëhen të varur prej saj, por kjo ndodh vetëm në ato raste të persona që janë përdorues të rregullt dhe që përdorin sasi të mëdha të marijuanës. Kërkuesit kanë treguar se vetëm rreth nëntë përqind e përdoruesve të marijuanës bëhen klinikisht të varur prej saj, deri në një masë të caktuar, krahasuar me 15 % të përdoruesve të kokainës dhe 24 % të përdoruesve të heroinës. Ekspertët e kësaj fushe, tentojnë ta shikojnë përdorimin e marijuanës si diçka që çon në varësi, ndërkohë që të tjerë besojnë se kjo varet në bazë të konceptit që e përkufizon atë. Është pranuar se varësia lidhet me përcaktimin e asaj se “çfarë nënkuptohet me varësi”.

Pjesa më e madhe e përdoruesve të marijuanës përdorin sasi të mëdha të tij?

Fakt: 40 deri në 50 përqind të njerëzve që kanë përdorur marijuanën kanë raportuar një total prej 12 ose më pak ditësh përdorim të saj gjatë gjithë jetës së tyre. Rreth 1/3 e përdoruesve të marijuanës kanë raportuar se kanë përdorur marijuanë për 10 ditë ose më pak gjatë një viti. Rreth 6 milion e amerikanëve, prej 30 milion përdoruesve mbi moshën 12 vjeçare, konsumojnë marijuanë pothuajse çdo ditë, sipas të dhënave të brendshme – një e pesta e atye që kanë raportuar se kanë konsumuar marijuanë brenda një viti – dhe që përbëjnë rreth 80 % të përdoruesve të marijuanës.

Marijuana është “rruga” drejt përdorimit të drogave të tjera?

Fakt: Fëmijët që përdorin marijuanë, sipas statistikave, janë më të predispozuar që të fillojnë të përdorin dhe droga të tjera, por kjo nuk do të thotë se përdorimi i marijuanës shkakton përdorimin e drogave të tjera. Të njëjtët faktorë që ndikojnë në përdorimin e marijuanës me shumë mundësi mund të shpjegojnë dhe përdorimin e drogave të tjera. Një raport i Institutit të Mjekësisë gjeti se “nuk ka evidenca përfundimtare dhe shkencore që efektet që jep përdorimi i marijuanës janë të lidhura me abuzimin pasues të drogave të tjera të paligjshme”.

Marijuana është tërësisht e padëmshme?

Fakt: Përdorimi i shpeshtë dhe në sasi të mëdha mund të jetë i dëmshëm. Duke qenë se marijuana është kimikisht e ngjashme me cigaret, përdoruesit e shpeshtë të saj janë të ekspozuar ndaj të njëjtave efekteve shëndetësore që janë dhe konsumuesit e duhanit: si bronkiti dhe sëmundje të tjera të rrugëve aspiratore. Sërish, rreziqet vijnë nga tymosja, që nuk është e vetmja mënyrë e përdorimit të saj. Një rrezik tjetër: aksidentet me makina që shkaktohen nga problemet që vijnë si pasojë e përdorimit në sasi të mëdha të marijuanës, edhe pse rreziku është më i vogël se nga të ngarit të makinës në gjendje të dehur.

Marijuana është drogë e rrezikshme?

Fakt: Studime të shumta kanë treguar se përdorimi i marijuanës është më pak i rrezikshëm se përdorimi i alkoolit apo duhanit, dhe shumë më pak i rrezikshëm se përdorimi i drogave të “rënda” si kokaina apo heroina.

Përdorimi mjekësor

Kanabis është përdorur për qëllime mjekësore për shumë shekuj. Është raportuar se kanabis mund të ndihmojë në kushte të tilla si më poshtë:

-Të përziera dhe të vjella, pjesërisht kur shoqërohen me kemioterapi;

-Humbje dhe reduktim peshe në njerëzit me HIV/AIDS, kancer ose anoreksi nervore dhe mund të përdoret edhe si stimulues oreksi;

-Lehtësim nga simptomat e disa çrregullimeve nervore që përfshijnë spazmat e muskujve, sklerozat e shumëfishta dhe dëmtimet e shtyllës kurrizore;

-Glaukoma;

-Epilepsi;

-Astmë.

Efektet e kanabisit

Intoksikimi Akut

Efektet e intoksikimit akut me kanabis (bëhesh “dru”) mund të përfshijnë:

-Një ndjenjë mirëqenieje;

-Ndjesi relaksimi dhe përgjumjeje;

-Dëmtim të kujtesës, përqendrimit në zgjidhjen e problemeve;

-Humbje e koordinimit;

-Gojë e thatë dhe sy të kuq; dhe

-Një rritje në normën e zemrës.

Doza më të larta të drogës mund edhe të shkaktojnë:

-Perceptime të ndryshme (p.sh. në kohë dhe hapësirë);

-Panik dhe ankth;

-Konfuzion dhe

-Paranojë dhe halucinacione.

Psikoza

Përdorimi i rëndë i kanabisit mund të shkaktojë një psikozë akute toksike (një gjendje mendore në të cilën një person humbet kontaktin me realitetin). Gjithashtu në njerëz të cilët vuajnë nga skizofrenia, përdorimi i kanabisit mund të përkeqësojë simptomat e tyre psikotike.

Shëndeti fizik

Duke qenë se përdoruesit e kanabis shpesh pinë dhe duhan, është e vështirë për të ndarë efektet e kanabisit në shëndetin fizik nga efektet e duhanit. Efektet e mundshme afatgjata të përdorimit të kanabisit mund të përfshijnë rrezikun e rritur të infeksioneve në gjoks, bronkitin kronik dhe kancerin e mushkërive, kokës dhe qafës. Përdorimi kronik i kanabisit mund edhe të ndikojë në fertilitetin në burrat dhe gratë.

Varësia

Rreth një në 10 përdorues do të bëhet i varur nga kanabis. Shumë përdorues të rregullt e kanë të vështirë për të ndaluar përdorimin e kanabis, edhe pse mund ta dëshirojnë një gjë të tillë.

Trajtimet për varësinë e kanabis

Për ata përdorues të kanabisit që bëhen të varur, trajtimi me terapinë konjitive të sjelljes – një lloj i terapisë psikologjike i njohur gjithashtu si CBT – mund t’i ndihmojë ata për të minimizuar apo ndaluar përdorimin.

Dhe për ta mbyllur me një thenie lapidare të Bob Marley-t, një nga ikonat e marijuanës: “Bari është shërimi i një kombi, alkooli është shkatërrim”.