Sport Del Piero: Morata e teproi me altruizmin për CR7. Pirlo mund të...

Del Piero: Morata e teproi me altruizmin për CR7. Pirlo mund të imitojë Zidane

“Atje Morata duhej të godiste. Nëse ai do të gjuante nga ajo pozitë, askush nuk mund t’i thoshte asgjë”. Gjesti i altruizmit total të sulmuesit spanjoll ndaj Cristiano Ronaldos në “pokerin” në Ferencvaros nuk u pëlqye nga Alessandro Del Piero, i cili nga studio e “Sky Sport” ka analizuar çështjen në fjalë dhe performancën e Juves: “Nëse për CR7 dhe Dybala duhet thënë diçka, e kam parë portugezin pak poshtë, jo shumë të kthjellët. Pas fillimit shkoi mirë, ne e dinim që ndeshja do të ishte e tatëpjetë dhe Ferencvaros e bëri më të lehtë detyrën.

Pirlo? Ai është në fillim të udhëtimit si trajner. Ky është ndryshimi i vërtetë midis tij dhe Zidane, i cili ka më shumë përvojë, i cili e fitoi eksperiencën para se të arrinte në stolin e ekipit të parë të Real Madridit. Sidoqoftë, mundësitë për të vazhduar në të njëjtën rrugë janë atje”.