Pacientja e dyshuar me koronavirus në Kosovë ka rezultuar se nuk është e prekur nga ky virus.
Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë dhe rezultati ka dalë negativ.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Sipas mjekëve, pacientja është shtetase e huaj, dhe punon në Kosovë.
Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.
Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.