Aktualitet Del videoja: Djali i Aleksandër Ndokës me policë në varrimin e të...

Del videoja: Djali i Aleksandër Ndokës me policë në varrimin e të atit

Dalin pamjet nga ceremonia e lamtumirës së Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po shkonte për në banesën e tij në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë mijëra vetë që nga banorë të zonës e deri tek të afërm, miq dhe figura të njohura të politikës lokale.

I pranishëm ka qenë edhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, të cilit Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në varrim.

Siç duket edhe në pamjet e Report Tv, ai është sjellë nga dy furgonë policie dhe ka qenë gjatë gjithë kohës me pranga në duar dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve që e shoqëronin.