Një 70-vjeçare mbeti e plagosur pasditen e së martës në lagjen 11 në Durrës pasi u përplas nga një automjet.
Policia bëri të ditur se bëri bllokimin e automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, i cili u largua menjëherë pasi përplasi 70-vjeçaren.
Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë duket e gjithë dinamika e aksidentit, ku makina nuk frenon fare edhe pse përpara i dalin dy këmbësorë.
Një person arrin të shmanget në sekondat e fundit, ndërsa 70-vjeçarja u përplas duke mbetur e plagosur.