Mbrëmjen e kaluar, moderatorja Jonida Vokshi ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin Besnik Krapi.
Ata kanë mbajtur një ceremoni kurorëzimi në breg të detit dhe më pas festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
Jonida dhe Besniku kanë shkëlqyer në krahët e njëri-tjetrit, duke u kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave.
“Xing.al” ka publikuar një moment të veçantë të dasmës, ku Jonida dhe mikesha e saj e ngushtë, Elvana Gjata, e kanë djegur duke kërcyer së bashku.
Dy vajzat shfaqen përballë njëra-tjetrës, ndërsa të pranishmit e tjerë i vijnë rreth e rrotull duke marrë valle e duke duartrokitur.
Kujtojmë se dasma e çiftit u mbajt në një resort mjaft luksoz në plazhin e Malit të Robit.