Pas verifikimit të banesave nëse janë të banueshme ose jo, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndihmë ambasadorëve të huaj që të sjellin ekspertë për të hetuar përgjegjësit.
“Do ta vlerësonim shumë nëse secili prej jush do të na mbështesë për të na ndihmuar në hetimet administrative që janë përgjegjësia jonë. Në lidhje me çështjet ku ndërtesat mund të jenë ndërtuar jo vetëm nga tërmeti, por edhe abuzimet. Unë e di që përtej asaj që mediat propagandon, shumica e ndërtesave të reja janë “ok”. Problem i madh janë ndërtesat e vitet ‘70, të ndërtuara me punë vullnetare dhe këto janë në gjendje shumë të keqe sepse u është bërë edhe ndërhyrje. Për këtë hetim të vështirë do ta ndihmonim shumë ndihmën tuaj. Një ekip ka filluar të vlerësojë legjislacionin për forcimin e masave kundër abuzimeve. Kemi infrastrukturë në gjendje kritike, siç janë urat, digat duhen vlerësuar sepse nuk duam që të shohim ndonjë gjë si ajo që ka ndodhur në Gjenova papritur. Ka shkolla që janë në gjendje shumë të vështire. Me njerëz që të na ndihmojnë me hetim administrativ dhe pastaj mund të kthehet në hetim penal. Nëse kemi faktet ia paraqesim SPAK dhe pastaj ai do të vendosë”, tha Rama.