Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme 24 persona, mes tyre ish-drejtues komunash, administratorë, zyrtarë hipotekash dhe ndërtues, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Dy nga zyrtarët e shoqëruar janë ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia.
Ata akuzohen se duke përfituar nga pozicioni i punës kanë falsifikuar dokumentet duke shpërdorur detyrën dhe për pasojë duke sjellë pasoja në objektet të cilat më pas rezultuan të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Emrat e të ndaluarve:
1-Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë
2-Merita Kushi
3-Bukurije Halili
4-Ali Syrmishi
5-Vjollca Hoxholli
6-Anila Harxhi, arkitekte
7-Gerti Çalliku
8-Jani Ikonomi
9-Qirjako Gjergo
10-Sherbet Shehi
11-Naim Shehi
12-Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
13-Ermir Cina
14-Stela Maze, arkitekte
15-Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
16-Gëzim Shkalla
17-Adhurim Qehajaj
18-Zhaneta Tagani
19-Pellumb Fortuzi
20-Xhevahir Doda
21-Reis Muca
22-Hekri Disha
23-Agim Eski
24-Faik Fejzo