Një kanibal rus, i cili vrau dhe hëngri 3 shokët e tij, është dënuar me burgim të përjetshëm. 51-vjeçari Eduard Seleznev i kreu krimet nga marsi 2016 deri në mars 2017.
I njohur si “Kanibali i Arkhangelsk”, Seleznev pranoi se i kishte vrarë burrat në kohën që ata ishin shumë të dehur. Më pas, i kishte zier dhe i kishte ngrënë disa pjesë të trupit të tyre. Pjesët që nuk i donte, i kishte hedhur në lumë.
Seleznev mësohet se ka vrarë dhe ngrënë edhe qen e mace rruge.
Kodi Penal rus nuk e përfshin kanibalizmin, kështu që 51-vjeçari u gjykua për vrasje dhe shpërdorim të pjesëve të trupit të viktimave.