Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dënuar 17 të akuzuarit si pjesëtarë të organizatës kriminale që operonte laboratorin e heroinës në Has.
“Bazuar mbi informacionet e marra nga DEA, SPAK ndoqi me sukses një organizatë kryesore kriminale, duke bërë që 17 persona të përfundojnë në burg dhe 5 milionë euro në asete të sekuestrohen”, tha Kim në një postim në Twitter. “Shpresojmë që të shohim SPAK-un të arrijë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Më 1 shkurt, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin përfundimtar për 17 të akuzuarit e një prej fraksioneve kryesore të dosjes së famshme 339. Bëhet fjalë për anëtarë të Avdylajve të Shijakut si edhe të akuzuarit për përfshirje në laboratorin e heroinës në Brenog të Hasit.