Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet t’i drejtohet nesër, e enjte, Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për të ankimuar vendimin e shkallës së parë ndaj tij. Ai do të kërkojë pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë për të cilën Gjykata e dënoi me 3.4 vite shërbim prove.
Ndërsa nga ana tjetër trupa gjykuese e liroi nga tre akuzat e rënda ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë dhe bashkëpunim në trafik droge. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin.
Gjithashtu, edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, nëpërmjet avokatëve të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës per Krime të Rënda, që e dënoi atë me 3 vite burg.
Çela kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa në Shkallë të Parë, u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre. Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për favorizim të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.