Një udhëheqës i sektit indian është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gazetari, pasi ky i fundit kishte zbuluar krimet e tij seksuale.
Gazetari i vrarë nga guruja indian kishte zbuluar përdhunimet e udhëheqësit fetar në qendrën e sektit të tij.
Gurmeet Ram Rahim Singh u shpall fajtor për vrasjen e gazetarit lokal të gazetës, Ram Chander Chhatrapati në vitin 2002.
51-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar dhjetëra femra prej vitit 1999 deri në vitin 2002, dhe deri më tani thuhet se numri i viktimave të tij shkon rreth 50 gra.
Ram Rahim Singh e kishte quajtur veten person i Zotit dhe se misioni i tij në botë është të ndihmojë njerëzit. Ai ka qenë lider i sektit “Dera Sacha Sauda” që në moshën 23 vjeçare dhe ky sekt ka më shumë se 60 milionë ndjekës në të gjithë globin.