Gjykata ka dënuar këtë të enjte me dy vjet burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për fshehje të pasurisë.
Gjithashtu, gjykata pranoi edhe kërkesën tjetër të SPAK që i heq të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë së Llallës, 4 sipërfaqe toke dhe një apartament në Durrës.
Pas dhënies së vendimit, Llalla nuk pranoi të prononcohej për gazetarët, teksa la ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ish-Kryeprokurori pritet ta apelojë këtë vendim dhe deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Apeli, ai do të qëndrojë i lirë.