Një gjykatë në Francë ka dënuar me burg përjetë një inxhinier, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 3 grave, të cilat ai i akuzonte se i kishin shkatërruar karrierën.
I cilësuar si vrasësi i shefeve të burimeve njerëzore, Gabriel Fortin, u arrestua në vitin 2021, disa ditë pas vrasjes së grave. Ai mori dënimin maksimal nga gjykata në Valence dhe pritet të kalojë pas hekurave të paktën 22 vite.
Bertrand Meichel, një nga të mbijetuarit e vetëm të sulmeve ishte i pranishëm në gjykatë, por nuk u kënaq me vendimin e gjykatës.
“Kur u hoq dënimi me vdekje në vitin 1981, na u premtua burgim i përjetshëm. Sot ligji kufizon burgimin e përjetshëm në 22 vjet dhe gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veçse të zbatojë”, tha ai.
48-vjeçari e kreu krimin e parë në janar të vitit 2021 në rajonin e Alsasës. Shefja e burimeve njerëzore Estelle Luce u qëllua me një plumb në kokë në makinën e saj pasi kishte dalë nga puna. Më vonë, atë mbrëmje, një tjetër shefe e burimeve njerëzore u qëllua pranë shtëpisë së tij nga një person që u hoq si shpërndarës picash.
Dy ditë më vonë, një person i maskuar hyri në një qendër punësimi në Valence dhe nxorri një armë duke vrarë drejtuesin e kompanisë. Pak më vonë, të njëjtin fat pati dhe një tjetër drejtuese.
Policia bëri të mundur identifikimin e autorit, falë targës së makinës dhe zbuloi se dy nga viktimat e kishin larguar nga puna Fortin në vitin 2006.
Gjatë gjyqit që zgjati dy javë, Fortin zgjodhi të heshtë dhe pretendoi se ishte viktimë e komploteve që e kishin çuar atë të pushohej nga puna.
Avokatët e Fortin sugjeruan se ai ishte mendërisht i paaftë për të dalë në gjyq, duke pretenduar se ishte i izoluar dhe vuante nga çrregullime të personalitetit.