Extra Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet për 63 mijë...

Çanta më e vogël se një kokërr kripë shitet për 63 mijë dollarë

Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 657 x 222 x 700 mikron (ose më pak se 0,0762 cm e gjerë) u shit për mbi 63,000 dollarë në një ankand online të mërkurën.

Çanta, e cila mezi duket me sy të lirë, ka ngjyrë të verdhë-të gjelbër fluoreshente dhe bazohet te një dizajn i njohur i Louis Vuitton – por nuk është prodhim i markës luksoze.

MSCHF, grupi që prodhoi çantën, pretendon se ajo është mjaft e ngushtë sa mund të kalojë në vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripë deti.

Ankandit për çantën iu bashkua edhe muzikanti, producenti dhe stilisti amerikan, Pharrell Williams Joopiter, por ende nuk dihet se kush ishte blerësi i saj, i cili preferoi të mos e publikonte identitetin e tij.

Çanta u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran dixhital përmes të cilit mund të shihet. Pra, të paktën blerësi mund ta shohë.