“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes skandalin e radhës në drejtësi, ku një avokat i mori 8.000 euro një qytetari me qëllim që të ndikonte te gjyqtarët për të pezulluar një urdhërekzekutimi.
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes skandalin e radhës në drejtësi, ku një avokat i mori 8.000 euro një qytetari me qëllim që të ndikonte te gjyqtarët për të pezulluar një urdhërekzekutimi.
Rasti në fjalë lidhet me sekuestrimin e një shtëpie nga Përmbarimi, edhe pse personi që ankohet disponon një kontratë sipërmarrjeje. Qytetari ka pranuar të paguajë paratë, por avokati nuk ia zgjidhi çështjen dhe e zvarriti për t’ia kthyer mbrapsht 4.000 eurot e fundit.
Gjithashtu, një oficer policie i ka marrë 500 euro dhe 10 mijë lekë për të shtyrë ekzekutimin e këtij vendimi. Në bisedat e zhvilluara del qartë sesi oficeri i policisë dhe avokati kanë marrë vlera të ndryshme parash, ndërkohë që në fund nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.
Qytetari Rexhep Toska ankohet se në vitin 2009 ka blerë një apartament me kontratë sipërmarrjeje. Në vitin 2013 ka shkuar për të kryer aktin e shitblerjes, por ka rezultuar se në kontratë ishin më shumë metra se në certifikatën e pronësisë, pasi nuk i ishte llogaritur hapësira e përbashkët dhe ballkoni.
Deri në vitin 2015, ai nuk ka pasur asnjë shqetësim. Në dhjetor të 2015-s i ka ardhur Përmbarimi për t’i sekuestruar shtëpinë, pasi sipas tyre, ndërtuesi që ia kishte shitur kishte bërë një kontratë huamarrjeje në vitin 2015 për 4 milionë lekë dhe nuk i kishte shlyer.
Nga verifikimet që kishte bërë Përmbarimi kishte rezultuar se, edhe shtëpia ishte në emrin e ndërtuesit. Në këto kushte ka nisur kalvari i ankuesit me gjykatat.
Në muajin gusht 2016 ka kontaktuar me avokatin Nikolin Vata. Sipas ankuesit, avokati i ka kërkuar 4.000 euro për t’ia dhënë gjyqtares së çështjes, Rezarta Mataj, me qëllim që të pranojë sigurim padie dhe Përmbarimi të mos ndërhynte për t’i marrë shtëpinë.
Ankuesi thotë se avokati ia ka kthyer mbrapsht paratë, meqë nuk i ka kryer punë. Më pas, ai ka bërë një tjetër padi në gjykatë për kontratën e sipërmarrjes, e cila i ka rënë gjyqtares Blerina Muça. Avokati i ka kërkuar sërish 4.000 euro për t’ia dhënë gjyqtares që të zgjidhte çështjen, por sërish nuk i ka kryer punë, pasi padia u pushua. Madje edhe nuk e ka apeluar këtë padi. Ankuesi ka kërkuar t’i kthehen lekët mbrapsht, por avokati e ka zvarritur deri në muajin shkurt të këtij viti.
Me qëllim që t’i jepet kohë dhe të mos ndërhynte Përmbarimi, qytetarit i janë kërkuar parà herë pas here edhe nga policia. Kjo del edhe nga biseda me një oficer policie të Komisariatit Nr. 3.
Gjatë investigimit të “Fiks Fare”, qytetari takon oficerin e policisë me emrin Sajmir. Ky oficer e ka kontaktuar në mbështetje të veprimeve përmbarimore dhe ka marrë 10 mijë lekë dhe 500 euro për të shtyrë veprimet e Përmbarimit. Në bisedën me të, pas këmbënguljes së ankuesit, polici thotë:
“Ato gjëra që thua ti (paratë) kanë shkuar në vendin e duhur, por jo për Ardin, pasi në atë kohë nuk ka qenë shef Ardi. Më ke kërkuar të shtyj afatin deri në shtator, pastaj deri në dhjetor, ndërsa tani jemi në muajin shkurt. As me kanun dhe as me ligj nuk të kam më borxh, nuk mund të më kërkosh llogari. Nuk duhet të bësh atë gjë që ke menduar të bësh, pasi është me rrezik të lartë”.
Nga ana tjetër, qytetari takohet edhe me avokatin, pasi ai ka mbetur borxh 4.000 euro. Ai takohet dy herë. Në takimin e parë, avokati i thotë se nuk e di pse gjyqtarja Rezarta Mataj ia kishte kthyer mbrapsht paratë, pasi kishte ndërhyrë për garanci dikush tjetër, prandaj nuk i ka kryer punë. Në rastin e dytë, avokati i shpjegon se, me gjyqtaren Blerina Muça kishte debatuar, pasi ajo kërkonte të ndryshonte objektin e padisë. Sipas avokatit, ajo i kishte thënë se është çështje e kryer, por më vonë e kishte rrëzuar kërkesën.
Tashmë qytetari i kërkon t’ia kthejë mbrapsht paratë, por ai i thotë se ka në gjendje vetëm 1.000 euro dhe do t’ia japë me këste.
Por telenovela e këtij qytetari, i cili la Anglinë për të jetuar në Shqipëri dhe pas divorcit është kujdestari i vetëm i një fëmijë të sëmurë, nuk mbaron me kaq. Investigimi i “Fiks Fare” do të vijojë të premten me fakte të tjera tronditëse mbi këtë histori.
Takimi i parë me avokatin Nikolin Vata
Avokati: Ç’kemi Rexhep?
Qytetari: Ç’a thojnë?
Avokati: Si e ke djalin?
Qytetari: E kam hjek prej spitalit tash
Avokati: He?
Qytetari: A ulemi tok bashkë na pesë minuta Nikolin, se kam djalin, ti e din qysh i kam kushtet. A bisedojmë bashkë pak, qysh jem ka bisedojmë, qysh jena ka merrna vesh?
Avokati: Dilni i herë jashtë të dy.
Qytetari: A t’i dhashë 4 mijë euro unë
Avokati: Gusht
Qytetari: Në gusht
Avokati: Po
Qytetari: A t’i dhashë 4 mijë euro për me m’krye sigurimin e padisë?
Avokati: Po
Qytetari: A ma kreve?
Avokati: Jo
Qytetari: Nikolin a m’the po ia jep atij t’Krujës?
Avokati: Cilit t’Krujës?
Qytetari: E ka burrin prej Kruje the, e?
Avokati: S’ka lidhje
Qytetari: E kem edhe emrin na
Avokati: S’ka lidhje se ka n’vend tjetër he?
Qytetari: Po burrë ka lidhje
Avokati: S’ka lidhje se ka vend tjetër
Qytetari: Po a i more për qat punë Nikolin? A m’solle për qat punë? Po a m’solle atë për qat punë e
Avokati: Për qat punë i mora, por ai e pushoi çëshjten se nuk u gjet ajo, unë u nxeva me të. Ika prej sallës së gjyqit, Unë u nxeva me të, masi m’tha e kryj qat punë, u nxeva me të, ika prej sallës së gjyqit.
Qytetari: Jo mo, kem bashkë na atë ditë
Avokati: Jo mor ata, për ata po mor burrë, Herën e parë po. Por s’e bani, ky q… nanen e vet. E pat njerinë e vet që caktum avokatin, se e pat njerinë e vet avokatin, kushrinin e tij, q… nanën e vet
Qytetari: Me Melazimin?
Avokati: Po, e pat njerinë e vet.
Avokati: Me tha shqip, bjeri, bajmë sigurinë e padisë. Se nuk thasha unë, thasha edhe 10, por thosha edhe 1, por nuk e disha sa e ka.
Qytetari: Po ti the bjemi 4 mijë euro.
Avokati: Po, E s’e dita sa e ka. Kur dolëm, bamë llafe unë e ai.
Qytetari: Me Melazimin?
Avokati: Po, I thashë o shok. He. Pse caktove avokatin e atij, A e caktove, pse e caktove. Me pagu unë, se pagesën isha t’u e ba unë. Pse m’dole ndryshe. A t’i bana unë kërkesat sikur i deshe, se ti s’merr vesh se ke ken ministër i rendit dhe nga avokatura nuk merr vesh. I kam 16 vjet tu u zvarrit qetij veni unë.
Sa dal prej nji salle gjyqi, m’thotë gjykatësja bane qeshtu.
Avokati: Vazhdum padinë e asaj, m’tha mua, Blerina Muça, qe kjo padi bahet.
Qytetari: Blerina Muça?
Avokati: Po Blerina Muça. I thashë si bahet qekjo padi, njohje pronari, jo moj zonja gjyqtare njohje pronari.
Qytetari: Ajo pat premtu lekt, asaj i patëm premtu lekt
Avokati: Prit pra, m’tha mua bahet qekjo. Po jo moj zonja gjyqtare bahet njohja e pronarit, se unë jam pronar. Nuk jam me certifikatë, por 90% jam pronar, ka vendim unifikues Gjykata e Lartë, por unë du me shtu objektin e padisë. Pse tha.
Qytetari: Po
Avokati: Sepse mua mu ka tjetërsu prona. Se unë t’kam premtu diçka. Atë shpi o fitoj unë, o dorëzoj licencën e avokatisë.
Qytetari: A m’the Nikolin 4 mijë euro në verë.
Avokati: Po.
Qytetari: A i more?
Avokati: Po.
Qytetari: A m’kreve punë? Joo. Nikolin i more së dyti 4 mijë euro.
Avokati: Po.
Qytetari: A t’thashë Nikolin po i shtoj edhe 1 mijë euro, t’i bie 5 mijë?
Avokati: Po.
Qytetari: Mos ta nxjerr jashtë djalin.
Avokati: Po.
Qytetari: Më 13 dhjetor Nikolin a t’u ka pushue? Pse s’më kallëzove Nikolin?
Avokati: E pushova vetë.
Takimi i dytë me avokatin
Qytetari: Rasti i fundit, mi ke marrë 4 mijë euro për Blerina Muçën.
Avokati: Po .
Qytetari: Me pushu çështjen?
Avokati: Po.
Qytetari: A t’i dhashë për qat punë?
Avokati: Po.
Qytetari: Ç’ka bane?
Avokati: Ëëë
Qytetari: Ç’ka bane? A ia dhe, a ia dhe Blerinës?
Avokati: Ore shok.
Qytetari: M’fal, thjeshtë a ia dhe Blerinës?
Avokati: Ore, mua më tha, unë e maroj qat punë.
Qytetari: A i pate lekt në xhep për Blerina Muçën?
Avokati: Po.
Qytetari: A ia dhe?
Avokati: Më tha po e maroj, më tha ti mi ke bo shtesa objektit unë do ta pushoj. Pushoje shpejt se unë e ngriti prapë i thashë unë e s’pysi për ty ku je gjallë.
Qytetari: A i more 4 mijë euro?
Avokati: Po.
Qytetari: Herën e parë, në gusht?
Avokati: Po.
Qytetari: Për Anxhela, si e ka ajo? Rezata Mataj
Avokati: Rezata Mataj.
Qytetari: Rezata Mata, ke marrë 4 mijë euro për me ia dhan Rezata Matës
Avokati: Po.
Qytetari: A ia dhe?
Avokati: I dham. Na i ktheu
Qytetari: Pse ta ktheu?
Avokati: A na i kthej?
Qytetari: Po ta kthej, po pse ta kthej?
Avokati: Se di. Sepse unë kur hina, kam hi me… Me ligj.
Qytetari: Po jo mo qysh me ligj. Më fal qysh hy me ligj kur ti hy me marr 4 mijë euro.
Avokati: Or shok
Qytetari:S’ka ligje aty kur të lush…
Avokati: Unë I marr 400 mijë euro se jam avokat
Qytetari:Unë jam ka t’flas lirisht, të kam dhënë 2 herë, njëherë për Blerina Muçën 4 mijë euro, e 4 mijë euro për n’gusht dhe mi ke kthye në gusht, e mke thanë Rexhep, hë, nuk mund të kryjmë sigurimin aty.
Avokati: S’u kry, a t’i ktheva?
Qytetari:Po mi ktheve se un sjam djalë që rrej. A e batë, s’i mur, cila ke arsyeja, ktë desha me ditë
Avokati:S’e di
Qytetari:S’e dite ti?
Avokati:S’e di as unë
Qytetari:Ti për Blerinën, për atë?
Avokati:S’e dita as unë
Qytetari:Për Rexhinën i more ti?
Avokati:Prit prit, jo jo, për Rezartën.
Qytetari:Rezarta, si e ka ajo, Rezarta?
Avokati: Mata.
Qytetari:Matën.
Avokati:.S’e di as unë.
Qytetari:Qysh qysh?
Avokati:Rezarta Mata.
Qytetari:Blerina pse s’i mori lekt?
Avokati:Blerina prit, kur kam hy në zyrë…
Qytetari:A ja çove lekt?
Avokati:Prit ore, o Rexhep. O Rexhep mos më bë qishtu pytjesh.
Qytetari:Pse ke pushu çështjen Nikolin, pse s’më kallzove Nikolin?
Avokati:Ç’punë kishe ti mor burrë sepse bana padinë e re.
Qytetari:Çështja ka pushu me 13 dhjetor 2016, mke njoftue?
Avokati: Jo
Qytetari:Të erdha këtu të takova me datën 15:të ose 16:të, kemi gjyq, kemi the me 18:të
Avokati: Po.
Qytetari: Më 17 ti ke bërë kallëzim tjetër, kërkesë padi si quhet ajo. Ti e bëre pasi të erdha unë e të prura shkresën për te gjykata se ty kishte për tu pushu çështja dhe e pushumja e çështjes tane i ka dhënë të drejtën përmbarimit me bo sekuestrimin e banesës.
Avokati: Në momentin që unë kam hi te Blerina Muça, tha Nikolin tha e ke njohje pronësie, këtë gjyq tha e ke të fituar.
Qytetari:A ja patë dhanë lekt ti aa?
Avokati:Prit prit prit njëher prit, prit mos flasim punë leksh. Lekt m’jepen mua se unë jam avokati, jo gjyqtari.
Qytetari: Po ti mu…
Avokati:Prit, mos fol.
Qytetari:Ti e rren Rexhepin, more 8 mijë euro. dy herë nga 4 mijë euro, pavarsisht se mi ktheve 4 mijë euroshin e parë ti i more, jo po ja jap gjyqtares edhe smi mor , për kta për kta I more 4 mijë euro për s’dyti i majte 5 seanca gjyqsore atë të.
Avokati:A kam shku mer burr?
Qytetari:Ta pushova çështjen
Avokati:A kam shku në gjyq?
Qytetari:Erdha në gusht këtu dhe më the më the më the, Rezarta Mataj ma pushon çështjen, the bjemi 4 mijë euro tjera, ti dhash. A ja çove lekt ?
Avokati:A të mora gjë unë?
Qytetari:A ja çove lekt ?
Avokati:Po. po
Qytetari: .Pse s’i mor lekt ajo?
Avokati: S’di gja
Qytetari: Si s’di gja.
Avokati: S’di gja pra
Qytetari:Ç’a të tha kur i more?
Avokati: Se di, I mora veç, vendimin e mirupafshim.
Qytetari: Po Blerina pse s’i mori lekët? Blerina pse s’i mori?
Avokati: M’tha bane objektin e padisë, njohjen pronar, jo për njohje pronar, jam pronar.
Qytetari: Asaj gjyqtares, qysh ia çove ti, a ia çove në zarf?
Avokati: Në zarf ato.
Qytetari: Pse s’e ruajte zarfin, masi s’t’i pranoi ajo.
Avokati: Mi ktheu.
Qytetari: Pse t’i ktheu ajo?
Avokati: Herën e parë i ktheu, puna e asaj, ça di un.
Qytetari: Pse t’i ktheu Nikolin?
Avokati: Hina n’shpinë dikujt tjetër unë.
Qytetari: A ia çove zarfin?
Avokati: Po.
Qytetari: A ia çove zarfin me lekë.
Avokati: Po hina n’shpinë dikujt tjetër unë?
Qytetari: Dhe pak a?
Avokati: Jo jo,
Qytetari:A iu duken pak a?
Avokati: Nuk e di. Hina n’shpinë të atij tjetrit.
Qytetari: Po cila ke arsyeja?
Avokati: S’e di pra.
Qytetari: A je ka thu për Rezartën, apo Blerinën?
Avokati: Rezartën.
Qytetari: Rezartën. Po Blerina pse s’i mori? A ia çove në zarf asaj?
Avokati: Po po po, bash qesen ja.
Qytetari: A ia çove në zarf Blerins.
Avokati: Po pa hap qesen.
Qytetari: Ti m’duket me ça po shof unë, i ke shpenzu lekët dhe nuk ia ke çu.
Avokati: Jo jo jo jo.
Qytetari: Iu duken pak asaj a?
Avokati: Jo jo, nuk ash pak. Ore zotëri, jam…. Nuk jam t’u punu për… Unë, unë jam kan burrë.
Qytetari: Te unë jo.
Avokati: Te ty s’jam tregu burrë. A t’i jap 1 mijë euro sonte, të mërkurën hajde merr dy e të shtunën merr 1.
Qytetari: Dakord Nikolin.
Avokati: Eee?
Qytetari: Dakord.
Avokati: Hajde, 100, 200, 300, 400, 500, 600, 700, 800, 900, 1 000, 1100, 1200, 1250, 1270, edhe 80, 1400.
Biseda e qytetarit me oficerin e Komisariatit Nr. 3
Qytetari: A t’kallzova se kanë ardh me e blloku shpinë dje.
Oficeri: Po pra m’thanë ata. Po as unë s’e dija. Edhe mu m’ka marrë në telefon një orë para, ai që ka letrat aty, që i vijnë letrat. Unë mendoja që e dije, biles i thashë do vij, por s’erdha dot se isha larg, pata ca probleme të miat, prandaj s’erdha se unë desha me ardh vetë aty.
Qytetari:Ça mund të bëjmë për datën 10?
Oficeri: Nuk di ça të them vëlla. Nuk di ça të them as unë, se si janë ngatërruar gjërat aty.
Qytetari: A mund të futim gja, a mund?
Oficeri: Nuk di ça të them, për Zotin e madh, nuk di ça të thotë vllai. Unë t’i kam shpjeguar njëherë gjërat sesi funksionojnë tani. Bashkë kemi folur nëpërmjet atij. E para njëherë se fola hapur që në fillim pa të njohur, pa… Më le ta mbaroj të lutem. Pa të njohur të fola hapur. Më the deri në shtator, shkuam deri në janar 2000 eee. Jemi në shkurt, dakord? Je dakord që unë kam bërë më shumë sesa ke kërkuar ti. Hë, a është kështu apo jo?. Tani emra në telefon mos përdor. Po ke pretendim pastaj, më thuaj vlla, unë kam pretendime, a dyshoj apo bëj.
Qytetari: Unë të kam dhënë 100 mijë lekë.
Oficeri: Të lutem ta mbaroj unë deri në fund. Tani sa i përket punës së ça do bësh ti, në qoftë se ke mundësi të bashkëpunosh me ata dhe ta bësh…
Qytetari: Jo more, unë të kam njoh ty…
Oficeri: Po mo mua dakord thashë, por unë njoh më njeri, kaq mundësi kam. Kështu që ti bashkë me mua dhe ata, të le takim me ata, të gjej mundësinë të takohesh.
Qytetari: Ti 100 mijë lekë i more shqiptare, 500…
Oficeri: të lutem ta mbaroj pak.
Qytetari: 500 euroshin, a ia çove atijna?
Oficeri: Tani më dëgjo një sekondë. Më more për të më pyetur çfarë do bëjmë apo çfarë kam bërë?
Qytetari: Jo të dyja.
Oficeri: Unë sa kam mundësi bëra. Po ke ndonjë pretendim ma thuaj këtu.
Qytetari: Unë thashë ty një gja. Lekët i ke marrë ok.
Oficeri: Më thuaj ke ndonjë pretendim nga koha kur kemi folur deri tani.
Qytetari: Jo, unë them vetëm a ia ke dhënë shefit, a kanë shkuar në dorën e venit të vet, a jo. Për 500 euroshin që ta kam pru unë, nuk jam ashtu, nuk jam i bindur. Kupton?
Oficeri: Kur kemi folur bashkë nuk ka qenë ai emër që ke folur ti në telefon, aty. Ka qenë tjetër kush. Dakord? Se ai personi tjetër i ka marrë ato, ato gjërat, çfarë ke pretenduar ti.
Qytetari: Po pra Ardi.
Oficeri: Jo pra, s’ka qenë ai.
Qytetari: Nuk ka qenë Ardi?
Oficeri: Nuk ka qenë ky pra, jo jo. Tani ato i ka marrë ai burri i huj dhe ai burri ka mbaruar punë. Tani s’mund t’i them atij Arditit, se ai ka marrë pjesën tënde dhe ku ta di unë dhe, ku ta di unë, të bëj llogaritë.
Qytetari: Jo jo, dakord
Oficeri: Tani po je malësor dhe je burrë bën të flasësh mirë se po flet tepër. Mua mos më kërko llogari, nuk të takon të më kërkosh llogari, me kanun edhe shoqërore.
Qytetari: Harroje ça të thashë një herë.
Oficeri:Tani të thashë edhe një herë, ato, ato i ka marrë tjetërkush dhe ai që i ka marrë ka bërë punën. Tani s’mund t’i kërkoj llogari, tani emra në telefon mos përdor. Nuk hyj dot në këtë mesele vëlla, sepse unë rrezikoj. Të të është përgjigjur ajo afat kohor që ke folur. Po ke menduar ndonjë gabim tjetër, burrash, këto janë gjëra shumë…, me rrezik të madh për ty, dakord.