Autoritetet spanjolle kanë ekstraduar drejt Shqipërisë 26 shtetas shqiptarë për shkelje të rregullave të qëndrimit në hapësirën Shengen apo që kishin kërkuar azil.
Policia e Rinasit, gjatë intervistimit të të deportuarve ka dyshuar për njërin prej tyre për gjeneralitete të rreme. Gjatë përpunimit të të dhënave rezultoi se personi kishte dhënë identitet të rremë në shtetin spanjoll, me emrin V. B. Pas verifikimit të detajuar dhe një pune intensive u bë e mundur që të zbulohej identiteti i vërtetë i tij, i cili nuk ishte shtetasi V. B., por ishte në të vërtetë ishte shtetasi K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.
Ky shtetas i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme, për arsye se ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Në përfundim të procedurave, Policia e Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën bëri arrestimin e 50-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.