Kryesore Deputetët e LSI-së djegin mandatet, kush është e para që firmosi dorëheqjen...

Deputetët e LSI-së djegin mandatet, kush është e para që firmosi dorëheqjen (Dokumenti)

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë firmosur për dorëheqjet nga mandati deputetëve. Ashtu siç kishte paralajmëruar në një postim në rrjetet sociale, deputeti Lefter Koka nuk ka pranuar që të djegë mandatin.

Kjo vjen pasi LSI vendosi unanimisht pro këtij propozimi të bërë nga opozita e bashkuar për të djegur mandatet.

American Eye disponon dokumentin e dorëheqjes së deputetëve ku ndër të parët që ka firmosur këtë vendim është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në deklaratën e dorëheqjes shkruhet edhe motivacioni i saj i cili është “gjendja e emergjencës kombëtare” si dhe “kapja e qeverisë për afera korruptive”

Mësohet se këto deklarata do ti dërgohen Kuvendit ku do të finalizohet edhe i gjithë procesi, ku më pas çështja do ti kalojë Komisionit Qëndror të zgjedhjeve.