Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar këtë të hënë mandatin e deputetit për të garuar si kandidatë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për kryetarë bashkie.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Pjerin Ndreu, i cili garon për bashkinë e Lezhës, ka publikuar tekstin e dorëheqjes drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Gjithashtu mandatin e kanë dorëzuar edhe deputetët Rakip Suli kandidat në Kamzën dhe Ilir Xhakollit kandidat në Pogradec.
Ndërkohë sot është afati i fundit kur duhet të dorëzohen në KQZ emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe në bazë të kodit zgjedhor PS pritet të dorëzojë emrat për 10 bashkitë e mëdha që kanë më shumë se një KZAZ.