Politika Deputeti Alimadhi me koronavirus, reagon Edi Rama

Deputeti Alimadhi me koronavirus, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi deputeti Adriatik Alimadhi bëri publik faktin që ai kishte rezultuar me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij.

Në postimin e tij në Facebook, Alimadhi shkruante se nuk kishte marrë shërbimin e duhur, ndërsa i bënte thirrje Ramës t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve.

Rama i uron shëndet Alimadhit, ndërsa shkruan se e mirëkupton për fjalët e tepërta. “I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi, jo ne politikanët”, shkruan Rama.