Komisioni Europian po kërkon krijimin e një skeme punësimi në mbarë BE-në me orë të shkurtuara, pas kalimit të emergjencës së COVD-19, deklaroi sot presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen.
“Mijëra kompani të forta dhe të shëndetshme po luftojnë për shkak të krizës së tanishme”, theksoi ajo.
“Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi zhvilluar konceptin e punës me kohë të shkurtuar”, shtoi Der Leyen.
”Skema do t’u mundësonte punëdhënësve që t’i mbajnë punëtorët edhe kur biznesi është ndalur”, sipas Von der Leyen, duke u ofruar atyre trajnime për shembull.
”Skema të ngjashme në disa vende të BE rezultuan të dobishme pas përplasjes financiare të vitit 2008”, tha ajo.
Një propozim për programin do të paraqitet këtë javë.
Bashkimi Europian po përballet me një recesion të madh dhe rritje të papunësinë.
Masat e rrepta të bllokimit në të gjithë kontinentin kanë parë që restorantet dhe dyqanet të mbyllen dhe prodhimi të zvogëlohet.
Italia dhe Spanja, dy vende me papunësi të lartë janë prekur më keq nga sëmundja e frymëmarrjes, potencialisht fatale.
“Programi ka për qëllim të ndihmojë Italinë Spanjën dhe të gjitha vendet e tjera që janë goditur shumë keq dhe do ta bëjë këtë falë solidaritetit të vendeve të tjera anëtare”, theksoi Von der Leyen.