Interi është duke kaluar një periudhë krize në Serinë A. Prej 8 takimesh nuk njeh shijen e fitores.
Barazimi ndaj Krotones të dielën i ka mërzitur tej mase tifozët zikaltër.
Në qendër të kritikave ka qenë futbollisti kroat, Ivan Perisiç.
Ai pati një nisje fantastike, por prej më shumë se 2 muajsh e ka humbur shkëlqimin.
I ngadaltë dhe i parashikueshëm, futbollisti i përfaqësueses kroate që aktivizohet te Inter ka humbur qartësinë dhe kthjelltësinë, vrapin dhe gjakftohtësinë përpara portës në ndeshjet e fundit me Interin.
Komentet e tifozëve zikaltër kanë qenë të shumtë, por më pikanti ishte ai i Mariapaola Lopetrone e cila u kërkon drejtuesve të Interit ta dhurojnë në një skuadër të kategorisë së dytë në Shqipëri.
Por kroati nuk dëshiron të dorëzohet dhe karikohet me një frazë të publikuar në llogarinë e tij në Instagram: “Kam luftuar si dreqi dhe lufta si dreqi më ka bërë ky që jam!”.
Nuk ka munguar edhe përgjigjja e sulmuesit i cili në rrjetet sociale shkoi: “Kam luftuar si dreqi dhe lufta si dreqi më bëri ky që jam”.