Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit Xhevdet Feri la pas një dhimbje të madhe për bashkëshorten Rozetën, e po ashtu për të bijën Borën.
Sot kur kanë kaluar dy javë, që kur Xhoda mbylli sytë përgjithmonë, e bija Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram shprehet se i mungon shumë babai.
“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë; lamtumirat nuk janë fundi.
Ato thjesht kamë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish.
Më mungon papi”, shkruan Bora.