Seriali i famshëm “La Casa de Papel” është shndërruar tashmë prej më të ndjekurve në botë.
Edhe nga shqiptarët po ndiqet të tepërmi, madje së fundi është publikuar edhe sezoni i tretë i serialit.
Seriali është cilësuar si një ndër më të ndjekurit në Netflix dhe ka thyer rekorde shikueshmërie.
E veçanta e serialit janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.
Një nga personazhet, Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), nëpërmjet një videoje të publikuar ka treguar se do të donte ta kishte emrin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Në një intervistë të realizuar me kastin e aktorëve të serialit, u bëhet pyetje të gjithëve, “Si do të donit të quheshit ndryshe?”
Aktorja që luan Nairobin, Alba Flores përgjigjet: “Do doja të kisha emrin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana, sepse ata vishen bukur, vishen shumë bukur…”, dhe aktorët e tjerë bëjnë me kokë në shenjë aprovimi.