Aktualitet “Ndëshkimi” në Krujë, pranga 11 personave

“Ndëshkimi” në Krujë, pranga 11 personave

11 persona janë arrestuar natën gjatë dy operacioneve policore antikanabis të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”. Këto operacione janë në vijim të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas. Në ndihmë të policisë vendore kanë qenë dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranes. Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizane, Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparate celularë dhe 1 automjet.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale të Hetimit, Komisariati i Policisë Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi 3”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit ;

A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.

K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.

K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.

K., 24 vjeç, banues në Krujë,

K., 30 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa në zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.

Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas nje hetimi 3 mujor me Metoda Speciale Hetimi, ne funksion te procedimit penal te vitit 2019 u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit;

D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë

D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.

T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.

Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjesuar nga Policia.

Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.