Pas kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, paraditen e së shtunës doli në një konferencë për shtyp edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili po ashtu si Rama u shpreh se Shqipëria i kë përmbushur kushtet, ndërsa BE kërkon reformimin.
“Ky vendim nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e një rrethanat kur BE është në një proces reformimi.
Kjo është shtyrja e tretë radhazi. Suksesi i këtij procesi nuk varet vetëm nga puna e Shqipërisë. Shtyrja e vendimit nuk duhet kuptuar si dështim i politikave të zgjerimit të BE-së. Procesi i zgjerimit do të vazhdojë.
Shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave nuk do të thotë se në Shqipëri do të ketë vonesa për reformat. Ne do të vazhdojmë punën në 5 prioritetet kyçe, por edhe në qëndrimet e Bundestagut. Këto janë të nevojshme për ta bërë Shqipërinë europiane”, tha Cakaj.
Ai theksoi se në BE nuk ka unanimitet për hapjen e negociatave, por ka unanimitet se Shqipëria ka përmbushur kushtet. “Këtë e thonë të gjithë ministrat e BE me të cilët kam qenë në kontakt gjatë këtyre ditëve”.