Sport Dështon plani i Marotta, Icardi “feston” qëndrimin tek Inter

Dështon plani i Marotta, Icardi “feston” qëndrimin tek Inter

Drejtori i deleguar i Inter, Beppe Marotta kishte bërë gati një plan ideal për situatën e krijuar rreth Mauro Icardit. Ateltico Madrid ose Monaco do të ishin destinacionet e tij, formula do të ishte huazim me të drejtë blerje, teksa argjentinasi do të rinovonte kontratën edhe për një vit, deri në vitin 2022, që klubi zikaltër të mos rrezikonte për ta humbur me parametër zero.

Gjithsesi të enjten Icardi lëshoi një bombë tek Inter: Padi me 41 prova dhe kërkon ri-integrim e dëmshpërblim 1.5 milionë euro për prishje imazhi.

Padia është depozituar dhe Inter tani duhet të përgatisë mbrojtjen deri të martën, ditë në të cilën merkato është mbyllur. Por, nëse vijon kjo procedurë, atëherë Icardi ka mbetur në Milano, ndërsa nëse largohet padia bie menjëherë. Në këtë rast nuk do të kishte kuptim, sepse argjentinasi nuk do të bënte një luftë kaq të madhe për ta hedhur poshtë në ditën e fundit.

Icardi e akuzon klubin se e ka larguar nga stërvitjet e skuadrës, me termat “diskriminim” dhe “poshtërim”, madje shton se e kanë nga grupi i skuadrës në “WhatsApp”, i kanë marrë numrin 9 dhe i kanë hequr shiritin e kapitenit pa patur një arsye reale, si dhe e kanë përjashtuar nga fushatat e marketingut, duke i dëmtuar imazhin.

Një sërë ankesash nga 26-vjeçari, që kërkon drejtësi në idenë e vet, por që kërkon të fundosë përfundimisht Interin dhe të lirohet nga kontrata, duke u larguar si lojtar i lirë. Një skemë që do i sillte humbje tepër të larta klubit.