Aktualitet Detaje nga vrasja në Bathore/ Vrau kunatën pas sherrit për plehrat

Detaje nga vrasja në Bathore/ Vrau kunatën pas sherrit për plehrat

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetases Jetimra Hasani nga kunati i saj, Agron Tanushi. Mësohet se kunata dhe kunati kishin konflikte të herëpashershme dhe që të dyja palët ishin me urdhër mbrojtje.

konflikti mes tyre kishte nisur pasi ish-bashkëshorti i Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi dhe vëllai i tij, Agroni, i kërkonte kunatës që të ikte nga shtëpia e tyre.

Ndërkohë, konflikti i sotëm mes autorit dhe viktimës ka nisur për mbeturinat, pasi Jetmira jetonte në katin e dytë, ndërsa Agroni në katin e parë të banesës, dhe ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar llogari pse i ka hedhur mbeturinat. Pas kësaj, ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje kunatën.