Aktualitet Në vendin dhe momentin e gabuar: Pamjet e italianit të plagosur nga...

Në vendin dhe momentin e gabuar: Pamjet e italianit të plagosur nga shpërthimi në Tiranë

Nga atentati me tritol i ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë mbeti i plagosur edhe një italian.

Silvano B. po kalonte në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, kur makina e Preng Gjinit shpërtheu në flakë.

Në emisionin “Opinion” u publikuan foto nga vendngjarja, ku italiani shfaqet në tokë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në këmbë.

Nga atentati me minë të telekomanduar në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet, mbeti i plagosur edhe një i mitur. Ai është dërguar nga familjarët e tij në spitalin e “Traumës” dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, objektivi i atentatit, që dyshohet se ka qenë i telekomanduar, 50-vjeçari Preng Gjini, vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë hakmarrja.