Për një muaj rresht, një 13-vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit dyshohet se është përdhunuar nga një 46-vjeçar.
Blerim Bizgjoni e ka marrë vajzën në 30 Korrik, ditën e Bajramit, me pretendimin se do e mbronte për shkak se e mitura ka një baba me probleme mendore.
Ajo është mbajtur në kërcënim nga autori dhe vetëm dy ditë më parë ka mundur të dalë, ku edhe ka shkuar menjëherë të bëjë denoncimin.
Bizgjoni, i cili është i martuar dhe ka një vajzë shoqe me 13-vjeçaren, është arrestuar dhe ka pranuar veprën penale.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore është konstatuar se vajza është dhunuar dhe përdhunuar.