Vrasja e 4 personave pas përplasjes mes dy familjeve ka tronditur të gjithë qytetin e Shkodrës dhe ka ngjallur frikë tek pushuesit që kanë nisur të largohen nga zona.
Sipas Tv Klan, në vendin e ngjarjes ka pasur dhjetëra të shtëna me armë. Po ashtu bëhet me dije se në këtë ngjarje janë përdorur katër tipe armësh, pasi uniformat blu kanë gjetur 4 lloje të ndryshme gëzhojash.
Deri tani është sekuestruar një armë dhe po punohet për gjetjen e armëve të tjera që mësohet se janë përdorur në këtë ngjarje të rëndë.
E gjithë përplasja me armë ka ndodhur pasi familja Ferracaku ka shkuar në hotelin e familjes Gocaj dhe kanë nisur të qëllojnë me armë. Më pas këta të fundit u janë kundërpërgjigjur dhe në fund bilanci është tragjik, 4 viktima dhe 2 të plagosur.