Aktualitet Flet babai i dy djemve të vrarë në Velipojë: Më është fikur...

Flet babai i dy djemve të vrarë në Velipojë: Më është fikur dera e shtëpisë

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë mesnatën e së dielës në Velipojë, Xhovanit dhe Edmondit, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë. Sipas Gocajt sherri ndodhi për ndarjen e shezlongëve, dhe se me personat e konfliktuar kanë qenë kolegë e miq.

“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua me është fikur dera e shtëpisë. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di qe për shezlong. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, me kanë vrare dy djemtë. Çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlongët, këtë vit ia kanë dhënë atij.

Ne kemi pritur që të ndahen shezlongët sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos t’i ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë.

Më kanë vrarë djemtë. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu”, ka thënë Pjetër Gocaj.

Gocaj pohon më tej se nuk ishte i pranishëm në momentin e sherrit. Ndërsa djali i madh kishte ardhur nga Anglia për të investuar në Velipojë.

“Unë kam fut 2 fëmijë në dhe, për ata kam punuar. Kam qenë duke fjetur, jam habitur kur dëgjova krismat. Djalin e kam pasur me nënshtetësi angleze, është djersa e tij”.

Ngjarja e rëndë ka lënë të shokuar edhe pushuesit e Velipojës. Disa prej tyre vendosën të largohen prej aty që në të gdhirë duke thënë: “Po largohem, nuk jam vlen të vish këtu”.