Jörn Poltz, Paul Carrel – Reuters
Në një drekë pune në një kompani të prodhimit të pjesëve të makinave, një punëtor iu drejtua një kolegu dhe i kërkoi t’i kalonte kripën. Siç zbuluan mjekët më vonë, së bashku me kripën, ai i kaloi edhe koronavirusin. Transmetimi i virusit u dokumentua falë një kontrolli intensiv për gjurmimin e rasteve të reja në Gjermani, i cili është ndër më të suksesshmit në luftën globale kundër virusit.
Rasti i mësipërm u zbulua në Stockdorf, një qytet gjerman afër Mynihut në Bavari. Ai punon në furnizimin e makinave Webasto Group. Kompania u fut nën një mikroskop global pasi zbuloi se një nga punonjësit e saj, një grua kineze, ishte infektuar dhe e përhapi virusin në fabrikë. Aty ua kaloi kolegëve, përfshirë edhe një personi që drekonte në një restorant me pacienten kinez edhe pse nuk kishte asnjë kontakt me të.
Rasti i kompanisë ishte një nga dhjetëra rastet e përhapjes të cilës shkencëtarët gjermanë u kanë hyrë thellë, për të gjetur, testuar dhe izoluar njerëzit e infektuar në mënyrë që qeveria rajonale e Bavarisë të mund të ndalonte përhapjen e virusit.
Kjo metodologji gjurmimi ka ndihmuar Gjermaninë të fitojë kohë për të ndërtuar mbrojtjet e saj nga COVID-19.
Koha e blerë nga Gjermania mund të ketë shpëtuar jetë, thonë shkencëtarët. Përhapja e COVID-19 në Gjermani filloi më herët sesa Italia, por Gjermania ka pasur shumë më pak vdekje. Rasti i parë i zbuluar në Itali ishte në 21 shkurt. Në Gjermani deri më tani, kanë humbur jetën më shumë se 2.100 njerëz. Në Itali, e cila ka një popullsi më të vogël, numri i viktimave e tejkalon 17.600.
“Ne mësuam se duhet të gjurmojmë me përpikëri zinxhirët e infeksionit në mënyrë që t’i ndërpresim,” thotë Clemens Wendtner, mjeku që trajtoi pacientët në Mynih.
Wendtner u bashkua me disa nga shkencëtarët më të mëdhenj të Gjermanisë për të zbuluar njëri pas tjetrit të gjithë të infektuarit, që u bënë i njohur si “grupi i Mynihut”. Bavaria udhëhoqi rrugën duke vendosur kufizimet e lëvizjes, të cilat shkuan në mbarë vendin në 22 mars.
Shkencëtarët e kanë lidhur prej kohësh testimin e hershëm dhe të gjerë të Gjermanisë me ngadalësimin e përhapjes së virusit. “Ne të gjithë e dimë se Gjermania ka përparuar përsa i përket aftësisë së saj për të bërë testime për virusin dhe ka shumë për të mësuar nga kjo,”, tha Wendtner.
Christian Drosten, virologu kryesor në spitalin Charite të Berlinit, tha se Gjermania u ndihmua duke pasur një grup të qartë njerëzish që mund të kishin përhapur virusin. “Duke qënë se në qëndër të epidemisë e kishim grupin e Mynihut u bë e qartë se me një shtytje të madhe mund të pengonim këtë përhapje më tej,” tha ai.
Të hënën e 27 janar, Holger Engelmann, Drejtori i Përgjithshëm i Webasto, u tha autoriteteve se një nga punonjësit e tij kishte testuar pozitivisht për koronavirusin e ri. Gruaja, e cila ishte me qendër në Shanghai, kishte marrë pjesë në takime të shpeshta me punonjësit dhe vetë Webaston.
Ndërkohë që ishte në Gjermani, ajo ndjeu dhimbje të pazakonta në gjoks dhe në shpinë. Por ajo mendoi se kishte ftohje. Engelmann tha se krijoi menjëherë një ekip krize dhe paralajmëroi autoritetet mjekësore dhe filloi të përpiqej të gjurmonte anëtarët e stafit që kishin qenë në kontakt me kolegen kineze. Vetë CEO ishte midis tyre. “Vetëm katër ose pesë ditë përpara se të merrja lajmin, unë kisha shtrënguar duart me të”, tha ai.
E njohur si “Rasti 0” i Gjermanisë, pacientja nga Shanghai u shërua disa javë më vonë.
“Ishte një goditje fati”, tha Wendtner, mjeku që trajtoi pacientët në Mynih. “Ne morëm të gjithë informacionin që na duheshin nga stafi për të rindërtuar zinxhirët e infeksionit.”
Për shembull, ata zbuluam se pacienti 1, personi i parë në Gjermani që u infektua nga gruaja kineze, u ul pranë saj në një takim në një dhomë të vogël më 20 janar, shkruajnë shkencëtarët.
Kur të dhënat që u ofruan pacientët ishin jo të plota, thonë shkencëtarët, ata shpesh ishin në gjendje të përdorin renditjen e gjenomit, i cili analizon ndryshimet në kodin gjenetik të virusit nga pacientë të ndryshëm, për të hartuar përhapjen e tij.
Duke ndjekur të gjitha këto lidhje, ata zbuluan se pacienti 4 kishte qenë në kontakt disa herë me pacienten nga Shanghai. Atëherë ata zbuluan se pacienti 4 kishte qenë në një ashensor me pacienten nga Kina. Kur ai i kaloi kripën një kolegu tjetër, shkencëtarët morën vesh, virusi kaloi mes tyre. Kolegu u bë u pacienti numër 5.
Nga 27 janari dhe 11 shkurti, në grupin e Mynihut u identifikuan gjithsej 16 raste COVID-19. Të gjithë, përveç njërit, ishin me simptoma. Të gjithë ata që testuan pozitivisht u dërguan në spital që të mund të vëzhgoheshin dhe mjekët të mund të mësojnë më shumë për sëmundjen.
Bavaria mbylli jetën publike në mes të marsit. Që atëherë Gjermania ka mbyllur shkollat, dyqanet, restorantet, këndet e lojërave dhe objektet sportive.
Shkalla e vdekjes së koronavirusit në Gjermani prej 1.9%, bazuar në të dhënat e mbledhura nga Reuters, është më e ulëta midis vendeve më të prekura. “Shkalla e vdekjes do të rritet,” tha Lothar Wieler, presidenti i Institutit Robert Koch të Gjermanisë për sëmundje infektive.
Dallimi midis Gjermanisë dhe Italisë është pjesërisht statistikor: Shkalla e Gjermanisë duket shumë më e ulët sepse ka bërë testime masive. Gjermania ka kryer më shumë se 1.3 milion teste, sipas Institutit Robert Koch. “Tani po kryejmë deri në 500,000 teste në javë”, tha Drosten. Italia ka kryer më shumë se 807,000 testime që nga 21 shkurt, sipas Agjencisë së saj të Mbrojtjes Civile. Me disa përjashtime, Italia teston vetëm personat e dërguar në spital me simptoma të qarta dhe të rënda.
Qeveria e Gjermanisë po përdor javët e fituara nga përvoja e Mynihut për të dyfishuar numrin e shtretërve të kujdesit intensiv. Vendi tashmë ka numrin më të madh të shtretërve të kujdesit intensiv në Europë./Reuters