Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin. Grupi hetimor dyshohet se autori i vrasjes, Ruben Saraiva, është me origjinë arabe.
Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë rezulton se është pritur në aeroportin e Rinasit nga Edmond Haxhia në një zonë të errët dhe të pa ndriçuar. Hetuesit kanë rënë në gjurmët e autorit të krimit falë disa faturave të marketeve në Shkodër.
Ai ka hyrë në Shqipëri në 14 shkurt, ndërsa ka qëndruar deri ditën e krimit duke u strehuar dhe ndihmuar në Lezhë dhe Shkodër nga Edmond Haxhia.
Ndërkohë që mësohet se Harry Simson, britaniku që vëzhgoi viktimën në hotel në Shëngjin, rezulton i dënuar në Britani për agresion dhe drogë.
Steven Hunt mësohet se ka pasur të njëjtin qëllim për kryerjen e vrasjes, ai ka ardhur dy herë në vendin tonë, ka marrë informacion por s’ka mundur ta kryejë ekzekutimin.
Për vrasjen e Nikulajt, Gjykata ka dhënë ‘arrest në burg’ në mungesë për Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman.
Mendohet se gruaja dhe njëri nga britanikët ndodhen në Greqi, ndërsa Harry Simson ka ikur më 19 Prill në Britani.
GRUPI I VRASËSVE TË DYSHUAR
Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik
Ruben Saraiva, ekzekutori portugez
Harry Simson, britanik
Thomas Mithan, britanik
Steven Hunt, britanik në rolin e vëzhguesit
Harriet Bridgeman, britanike