Terminali i Portit të Vlorës u dezinfektua këtë të hënë pas regjistrimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri. Po ashtu, u anulua lundrimi detar në linjën me Brindisin, ndërsa mësohet se udhëtarët janë kthyer mbrapsht.
Ata nuk janë lejuar të nisin udhëtimin e tyre. Masat drastike u morën gjatë mbledhjes së qeverisë.
Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do të ndërpriten fluturimet, lundrimet detare drejt Italisë së Veriut, do të mbyllen shkollat për dy javë, do të pezullohen aktivitetet kulturore, sportive, tubimet, operacionet kirurgjikale të planifikuara dhe vizitat e familjarëve tek të sëmurët në spitale.