Kulturë Dhimbja për humbjen e prindërve, Elona Agolli poston faqe nga ditari

Dhimbja për humbjen e prindërve, Elona Agolli poston faqe nga ditari

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka përcjellë një faqe nga ditari personal ku rrëfen dhimbjen për prindërit e ndarë nga jeta.

Me rastin e 8 Marsit, ditës së nënës dhe gruas, ajo tregon mungesën që ka lënë pas Sadija, nëna e saj e dashur që u nda nga jeta më 26 shkurt 2019.

Ndër të tjera Elona Agolli shkruan:

“Dita sot zbardhi heret, ose te pakten ndjesia ime e grisjes se erresires ishte e tille.

Pergjoj telefonin per te degjuar nje zhurme. Mami ndoshta po fle, nuk eshte zgjuar heret sot .

Eshte dita qe ajo e perfill gjithhere.

Zgjohet, lyen buzet, vesh bluzat me ngjyra te celura, ve dhe nje shall te holle ne qafe dhe pret urimet .” Alo, mamush , gezuar mam. Dhe ti ke dy here urime, si mesuese dhe si nene.

“Ajo buzeqesh e lumtur. Driteroi i qendron i ulur anash dhe e pergezon. Hiret nuk i janë zbehur nenes sime. Vetulla e harkuar, syte e medhenj dhe pak melankolike, buzet e plota dhe me nje buzeqeshje te bukur.” 

E kap veten ne perfytyrim dhe ne mjegullen e kujtimeve. Sot mami nuk eshte.

Nuk eshte ketu. Edhe babi po ashtu. Kane ikur per t’u çmallur gjetke”, nënvizon Elona.