Çfarë zakone, taktika dhe rutina përdorin njerëzit më të suksesshëm për të realizuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme? Një djalë donte ta dinte këtë. Prandaj ai foli me mbi 200 njerëz të suksesshëm të klasit botëror, për të mësuar prej tyre. Tim Feris është autor i bestsellerit “Katër orarëshi i punës në javë”. Libri i tij i ri titullohet “Mjetet e Titanëve:Taktikat, rutinat, dhe zakonet e miliarderëve, ikonave dhe performuesve të klasës punëtore? Pra nga t’ia fillojmë?
Si thoni t’ia fillojmë me aktivitetin që kryejnë thuajse çdo fillim-dite këta lojtarë të klasit të parë?
1. Një ritual çdo mëngjes
Ju zgjoheni në mëngjes, dhe bota tashmë është duke iu ulëritur. Kanë ardhur e-maile që ju pyesnin mbi çdo gjë nën këtë diell, fëmijët po bërtasin, dhe ka një mal me gjëra që nuk i keni kryer një ditë më pare, rrëndojnë ende mendjen tuaj. Dhe jeni ende në pizhama. Prandaj e fillojeni ditën duke reaguar. Nuk jeni duke ndjekur një plan për të përmbushur qëllimet tuaja, por keni dëshpërimisht nevojë për t’iu përgjigjur të gjitha gjërave që bota ka hedhur mbi ju. Por nuk është kjo mënyra sesa realizohen Gjërat e Mëdha në jetë.
Pjesa më e madhe e njerëzve më të cilët bisedoi Timi, kishin një ritual mëngjesor që përfshinte disa lloj veprimesh të ndërgjegjshme. Merruni drejtpërdrejt me prioritetet tuaja, në mënyrë që të mund ta përballni ditën duke bërë atë që ka rëndësi për ju.”Më shumë se 80 për qind e njerëzve të intervistuar, kanë disa lloj praktikash të ndërgjegjshme, të përdorura zakonisht në mëngjes, të cilat i ndihmojnë të përgatiten për të qenë më të vetë-vetëdijshëm për mendimet e tyre, dhe më pak emocionalisht reaktivë gjatë ditës”- thotë Tim.
Mos u shqetësoni; nuk duhet të jetë e vështirë t’ia shtoni këtë orarit tuaj. Në fakt, fillim s’duhet të ndodhë. Tim vijon më tej:Thelbi është ta bësh atë sa më thjeshtë dhe të lehtë që të jetë e mundur për 5 seancat e para. Kjo është kritike, pasi ju duhet si një pjesë e integruar e rutinës tuaj, para se të bëheni shumë ambicioz.
Kjo mund të nënkuptojnë edhe vetëm një frymëmarrje të thellë e të ndërgjegjshme në mëngjes. Nuk është shumë e vështirë. Por mund të përballeni edhe me një problem të madh. Mund të ndjeni sikur s’duhet ta bëni atë që të arrini një sukses i madh. Ndoshta keni difekte. Dobësi. Gjëra që ju mbajnë pas, dhe se keni provuar t’i kapërceni por nuk mundni.
2. Ktheni dobësitë në pikat tuaja të forta
Thuajse të gjithë ata me të cilët bisedoi Tim, u shprehën se si ishin marrë me diçka që ishte një dobësi, dhe në vend se të përpiqeshin ta riparonin atë, e përdorën si një një superfuqi që i shtyu të ecnin përpara. Ajo që shumë prej tyre kuptuan, ishte se të metat e tyre nuk qenë shkencërisht dhe objektivisht “të këqija”. Ato qenë cilësi që shkonin kundër rrymës apo thjesht jopopullore. Tingëllon si diçka banale, e paqartë dhe frymëzuese?
Nuk është kështu. Den Karlin ka në internet një nga emisionet më të mira e të respektuara radiofonike:Histori e fortë. (Unë vetë jam një fans i madh). Por, kur e filloi emisionin, të gjithë thanë se mënyra e tij e të folurit qe e tmerrshme. Por ai nuk e ndreqi atë. Në fakt, tërhoqi qëllimisht vëmendjen për këtë defekt, dhe e shndërroi në stilin e tij unik.
3. Mos injoroni klishetë
Shej Karl, bashkë-themelues i ”Maker Studios”, që iu shit “Disney” për gati 1 miliardë dollarë. Kur ai donte të humbte peshë dhe vinte në formë, nuk e fokusua në librin e fundit mbi dietat. Ai e kuptoi gjithçka duhej të bënte, qe të ndalonte së shpërfilluri klishetë dhe t’i dëgjonte realisht ato. “Hani më pak dhe stërvituni fizikisht më shumë”- është një slogan tashmë i rëndomtë. Por që funksionon.
“Përgjigjet gjenden shpesh të fshehura para syve tanë. Ne të gjithë kemi dëgjuar për “të qarit mbi qumështin e derdhur” apo “hani më pak, dhe ushtrohuni më shumë”, por nuk jemi ndalur realisht të mëndojme se përse ato janë shndërruar në klishe. Sa herë që dëgjoni një klishe, kushtojini realisht vëmendje. Mos lejoni t’iu hyjë nga njëri vesh dhe dalë nga tjetri, vetëm pse e dëgjoni të përsëritur aq shpesh.
Shumë prej nesh dështojnë të mbërrijnë qëllimet jo sepse s’kemi kapacitete, por sepse i mbindërlikojmë. Pra, një këshillë e vjetër mund të mbetet vërtet e tillë, por shihni gjithmonë anën e ndritshme, dhe gjithçka që është e mirë përfundon mirë. Por fjalët janë njëri aspekt, dhe aftësitë aspekti tjetër.
4. Jini në gjendje të mendoni, duroni dhe prisni
Shumë njerëz pyesin vipat super të suksesshëm, se cilat janë librat e tyre të preferuar. Por Tim pyeti se cilët libra kanë bërë më shpesh dhurata. Kjo i dha atij përgjigje më pak ideosinkretike dhe të bazuara tej shija, dhe më shumë rekomandime muskulare. Disa libra të përmendura pa pushim si “Sapiens”, ‘Poor Charlie Almanack”, “Man’s Search for Meaning” dhe “Influence”.
Por një nga librat e dhuruar më shpesh bënte përjashtim, pasi përmbante mësime që duhet t’i përvetësojmë të gjithë. Ky libër qe Sidarta.
Mësimet kryesore nga Sidarta-s janë se për të realizuar çdo gjë, duhet të jemi të aftë në të menduar, të qëndrueshëm dhe të durueshëm. “Sidarta flet për përfitimet e të qënit në gjendje të mendojmë, agjërojmë, dhe presim. Nëse do të kondesonim aftësitë dhe pikat e forta të njerëzve të veçantë që janë intervistuar, ato thuajse mund të grupohen në një nga ato tre kategori.
Të menduarit është të qënit gjendje zgjidhim problemet kritike, dhe të bëjmë pyetje më të mira se shumica e njerëzve, dhe për këtë arsye të marrim përgjigje më të qarta. Pastaj duhet të “agjëroni”, dhe ky është zhvillimi i një rehatie me sikletin, çka është diçka me të cilën ju mund të kushtëzoni veten për t’i rezistuar në një intensitet dhe sasi edhe më të madhe.
Pastaj ”pritja” është durimi selektiv. Selektive, pasi është e mundur të bashkosh padurimin me standardet e larta dhe rezultatet në njërën anë, me mirëkuptimin që fitimi i lojërave të mëdha kërkon kohë. Mendimi, durimi dhe pritja janë thelbësore.
5. Kanë një “detyrë gjatë natës”
Reid Hofman është themeluesi miliarder i “LinkedIn”, dhe një nga bashkë-themeluesit e “PayPal”. Kur ka një problem të vështirë për të zgjidhur, ai nuk mendon se lodhja e trurit është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë. Ai e shkruan problemin në një cope letër para se të flejë gjumë, duke i mundësuar nënndërgjegjes së tij të merret me trajtimin e problemit dhe shkruan diçka në lidhje me të kur ngrihet në mëngjes. Shpesh, ky proces i thjeshtë e ndihmon të marrë përgjigjen për të cilën ka nevojë.
“Tingëllon shumë e lehtë?. Por njël tjetër prej “titanëve” – Xhosh Ueickin (mjeshtri i shahut, që është protagonist në filmin “Kërkimi për Bobi Fisherin”) ka thënë të njëjtën gjë. Ai e shkruan problemin e tij në letër pas darke, dhe e shqyrton atë në mëngjes. Oh, edhe një tjetër djalosh kishte besim të madh në këtë metodë. Emri i tij ishte Tomas Edison. Ai është shprehur në një rast:”Kurrë mos shkoni të flini gjumë, pa i shtruar një pyetje nënndërgjegjes tuaj”.
6. Pastroni rrugën
Rajan Hollidej, autor i bestsellerit “Stoiku i përditshëm”, nxjerr një mësim nga historia e lashtë që është ende shumë efektiv edhe sot. Për mijëra vjet, koncepti i “kuptimit” ishte guri i themelit për t’u bërë një nga të mëdhenjtë. Por ditët e sotme ne priremi të mendojnë vetëm për atë që është dhe nuk është në përshkrimin tonë të punës. “Këto janë detyrimet e mia. Unë i kryej këto. Kaq”.
Njerëzit mësuan të kënaqin bosët e tyre në atë kohë, mësuan përdorimin e litarëve, dhe ecja përpara nuk qe duke kontrolluar kutitë. Ata u ”hapën rrugën” eprorëve të tyre. Parashikuan probleme, bënë gjëra që nuk iu kërkua t’i bënin, dhe në mënyrë proaktive i bënë gjërat më të lehtë për ata që qenë me më tepër përvojë se ata. Kjo nuk “përmbush vetëm urdhrat e përshkrimit tuaj të punës”, por ndërton besimin, besnikërinë, dhe e kthen një bos në një këshilltar.
Tek “Mjetet e Titanëve”, Rajan thotë:Është me vlerë të hidhet një vështrim tek keqtrajtimet e supozuara të “shërbimit” ndaj dikujt tjetër. Sepse në realitet, mësimi jo vetëm që është modeli përgjegjës për disa prej veprave më të mëdha të artit në historinë e botës – të gjithë nga Mikelanxhelo te Leonardo da Vinçi dhe Benxhamin Frenklin, kanë qenë të detyruar të lundrojnë në një sistem të tillë – por nëse do të bëheni i madhi që mendoni, a nuk është ky një pozicion i përkohshëm?…
Kjo nuk është si të puthësh të pasmet e dikujt. Por të bësh dikë të “duket” bukur. Ka të bëjë me sigurimin e mbështetjes, në mënyrë që të tjerët mund të “jenë” mirë …Pastroni rrugën për njerëzit që keni mbi krye, në fund do të krijoni një rrugë për veten. A funksionon kjo edhe sot? Po. Tim bisedoi me miliarderin Kris Saka. Kur Saka filloi karrierën në kompaninë Google, ai ftoi veten në takime të nivelit të lartë, dhe u ofrua si vullnetar në mbajtjen e shënimeve për drejtuesit e lartë. “Hapini rrugën personit për të cilin punoni, dhe shkoni përtej thirrjes që imponon detyra për të marrë përgjegjësi shtesë, edhe në rast se nuk shpërbleheni për to… Kjo është pikërisht ajo që bëri Kris Saka, kur punoi tek Google”.
7. Ata nuk janë të këqij. Ata janë të rraskapitur.
Alen De Boton, është autor shumë i respektuar i librit “Si Prusti mund të ndryshojë jetën tuaj”. Ai është i mirë-njohur për pasjen e nje qasje të thellë por të prekshme në çështjet njerëzore, që ndryshon mënyrën si mendojnë njerëzit. De Boton thotë se ne jemi shumë më tepër të prirur për të pranuar se njerëzit janë të vështirë, pasi ata janë të ligj. Jo, ata janë zakonisht të lodhur, në ankth apo të frustruar me veten e tyre.
Tim e përmbledh kështu:”Zakonisht ata nuk kanë një hakmarrje personale apo axhendë kundër interesave tuaja më të mira. Kjo mund të jetë me të vërtetë e thjeshtë. Ata nuk flenë. Angazhohen në një debat me burrin apo gruan e tyre. Mos i atribuoni ligësisë atë që mund të shpjegohet me paaftësinë, të qenit të zënë, uria, apo diçka tjetër.
Mos u tërhiqni në një histori që jeni duke ia treguar vetes; vëzhgoni se çfarë po ndodh në fakt para jush. Ndonjëherë jemi më mirë, nëse i shohim njerëzit thjesht si fëmijët të mëdhenj që qajnë, kur ata janë të uritur apo të lodhur. Sikurse shpjegon De Botton tek “Mjetet e Titanëve:”Kur jemi duke mbajtur një fëmijë dhe ky nis të qarë, ne pothuajse kurrë nuk themi “Kjo foshnje do të më luajë mendsh” apo se “ajo ka qëllime të liga”. Kështu, edhe të rriturit mund të jenë fëmijë. Por është e rëndësishme të kuptohet se si ata njerëz ndikojnë tek ju.
8. Mos harroni teorinë 5 shimpanzeve
Naval Ravikant është drejtori ekzekutiv dhe bashkë-themelues i AngelList. Ai ka qenë një investitor i hershëm në një numër sipërmarrjes, për të cilat mund të keni dëgjuar shpesh – si Tuiter dhe Uber. Por ai nuk është vetëm manjati i rradhës i ‘Silicon Valley’ – ky djalë është i zgjuar. Ai e di që ne s’jemi aq të pavarur sa do të dëshironim të mendonim. Ata që na rrethojnë na ndikojnë, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo.
Dhe në qoftë se nuk ndërrmerni veprime të bazuara tek kjo e vërtetë, nuk do jeni kurrë aq të suksesshëm apo të lumtur sa do të dëshironit. Naval shpjegon në “Mjetet e Titanëve:Ka një teori që unë e quaj “teoria e 5 shimpanzeve”. Në zoologji, ju mund të parashikoni gjendjen shpirtërore dhe modelet e sjelljes të çdo shimpazeje me të cilën zgjidhni që qëndroni.
Zgjidhni 5 shimpazetë tuaja me kujdes. Të tjerët në libër i bënë jehonë mendimeve të ngjashme.
Ja si e përmbledh Tim këtë koment:Besimi, nëse dua të përgjithësoj këtë, është se ju jeni emocionalisht, fizikisht, financiarisht, apo diçka tjetër sa mesatarja e pesë personave me të cilën kaloni kohën.
Shihni njerëzit rreth jush. A janë ata që ju donit të ishin? Pasi kjo është ndoshta ajo që do të bëheni. Dhe në të njëjtën mënyrë, nëse keni fëmijë apo të punësuar, mendoni për ndikimin që keni tek ata. Jo fjalët e tua, por veprimet tuaja. Sikurse është shprehur shkrimtari i mirënjohur brazilian Paulo Koelho:Bota ndryshon nga shembujt, dhe jo nga mendimet tuaja.
9. Mësoni kur të përdorni busullën tuaj morale
Stefën Xh. Dabner është bashkë-autor i bestsellerit “Freakonomics”. Dabner thotë se ka një moment kur duhet të injoroni busullën tuaj morale. Vetëm për një minutë, do të mendonit ju. Ky nuk është makiavelizëm apo diçka e keqe. Përkundrazi, e gjitha ka të bëjë me gjykimin para se të kemi dëgjuar dikë. Vlerat dhe morali janë gjërat që ne i ndryshojmë rrallë, dhe kjo është diçka pozitive.
Por nëse ju gjithmonë drejtoni në raport me ta dhe nuk dëgjojnë anën tjetër, e dini se çfarë? Ju s‘mund të ndryshoni dot mendjen tuaj. Në fakt, ju nuk mundni të dëgjoni tamam as se çfarë janë duke thënë ata. Ata janë tashmë të “këqij” dhe as nuk doni t’i dëgjoni. Fajësimi, tregimi me gisht, dhe demonizimi në fillim të një bisede ose negociate nuk ka ndihmuar askënd të arrijë asgjë.
Njerëzit ju përgjigjen shumë shpesh me shprehjen “Ke të drejtë. Unë jam i keq. Me bindët”. Jo, ata nuk e bëjnë këtë. Prandaj, dëgjoni para se të gjykoni, nëse doni të arrini çdo gjë dhe sidomos në rast se doni aleatë. Dhe Tim vijon në librin e tij:Kur doni të bashkëpunoni dhe zgjidhni probleme, sidomos kur njerëzit janë të polarizuar mbi një çështje, nëse do të udhëhiqeni nga një pozicion moral vetjak, kjo është një pengesë e madhe për ecjen përpara. Duhet të lini përkohësisht mënjanë busullën tuaj morale. Mos hyni në një bisedë duke treguar me gisht palët “fajtore” dhe të fajësoni, kur jeni në kërkim të zgjidhjeve, të cilat mund të përfshijnë ndihmën e këtyre palëve.
10. Krijoni “Qypin e ngjarjeve mbresëlënëse”
Studimet tregojnë se shijimi i kohëve të mira, është një teknikë tepër e fuqishme e rritjes së lumturisë. Hulumtimet dëshmojnë se kremtimi i këtyre arritjeve të fituara me vështirësi, është thelbësor për të një ardhme të gëzuar. Tim ka një histori personale në lidhje me këtë pasqyrë – dhe që rezonon fort me shumë nga njerëzit super të sukseshshëm që ai intervistoi.
Pak kohë më parë, një grua me të cilën Tim kishte dalë kishte vënë re diçka mbi të. Ai ishte realisht i mirë në arritjen e qëlimeve, por vërtetë i keq për t’i vlerësuar ato. Pasi kishte mbërritur një synim, hidhte menjëherë vështrimin drejt objektivit të tij të ardhshëm, duke mos i lënë kohë gëzimit real mbi arritjen e tij të fundit. Dhe kur gjërat nuk shkojnë siç dëshiron, ai do të ndjehej ndonjëherë i dëshpëruar (pavarësisht nga moria e sukseseve të shkuara).
Kështu ajo e detyroi të krijojë “Qypin e ngjarjeve të jashtëzakonshme”. Tim dëshmon:Unë u këshillova të shkruaja çdo ditë në një copë letër diçka të mirë që më ndodhte, ta palosja atë dhe ta vendosja tek “Qypi i ngjarjeve mbresëlënëse”. Prej atëhere, kur ndjehem përtokë, i pasuksesshëm dhe në ankth apo çfarëdo qoftë, kridhem në “Qypin e ngjarjeve mbresëlënëse” për të reflektuar mbi të gjitha këto gjëra të mira që kanë ndodhur në mënyrë, në mënyrë që të shmang syzet e errëta me të cilën prerem të shoh realitetin.
Sado idiote dhe të neveritshme, që mund ta cilësonte vetja ime në moshën 20-vjeçare këtë ide, “Qypi i ngjarjeve mbresëlënëse” u bë një mjet i shkëlqyer për rritjen e lumturisë time me të paktën 10-20 për qind. Është diçka që shumë nga fansat e mi kanë filluar ta praktikojnë me familjet e tyre”. Tim konkludon:Nëse nuk mundeni të gëzoni atë që keni, atëherë s’do jeni kurrë në gjendje të gëzoni mbi çdo gjë që do të arrini.