Kryesore Kreshnik Spahiun e godasin me grushte te çadra

Kreshnik Spahiun e godasin me grushte te çadra

Në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike përballë godinës së Kryeministrisë ka ndodhur një incident.

Siç bën të ditur policia, një shtetas ka goditur drejtuesin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

“Shoqërohet në komisariatin e policisë nr. 1 shtetasi Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me grusht shtetasin Kreshnik Spahiu”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë arsyet e vërteta të këtij sulmi, ku Kreshnik Spahiu është goditur nga një prej të pranishmëve në këtë çadër.